Bota

Skandali i ‘PartyGate’/ Nis hetimi për ish-kryeministrin britanik për thyerjen e rregullave të karantinës së COVID-19

Provat e reja tregojnë për vizitat të shumta në një rezidencë e cila vihej në dispozicion të zyrtarëve të qeverisë në detyrë gjatë pandemisë.

23 Maj 2023, 21:42 Nga a.l
Skandali i ‘PartyGate’/ Nis hetimi për ish-kryeministrin
Boris Johnson

BRITANI- Prokuroria ka nisur hetimet ndaj ish-kryeministri britanik Boris Johnson për skandalin ‘PartyGate’ e thyerjen e rregullave të Covid-19. Siç raportojnë mediat e huaja, Johnson është dërguar në polici nga Zyra e Kabinetit të qeverisë mbi akuzat e reja lidhur me thyerjen e rregullave gjatë pandemisë Covid-19. 

Forcat policore të Metropolitan dhe Thames Valley kanë konfirmuar se po shqyrtojnë provat e shkeljeve të rregullave të karantinës midis qershorit 2020 dhe majit 2021 në Checkers në Buckinghamshire.

“Informacionet dolën në dritë gjatë procesit të përgatitjes së provave për paraqitje në hetimin për Covid. Ai u identifikua si pjesë e shqyrtimit normal të zbulimit të dokumenteve potencialisht të rëndësishme që po ndërmerrte ekipi ligjor për dëshmitarët hetimor”, tha një zëdhënës britanik.

Provat e reja tregojnë për vizitat të shumta në një rezidencë e cila vihej në dispozicion të zyrtarëve të qeverisë në detyrë gjatë pandemisë.

boris johnson

Sondazh

Poll