Aktualitet

FOTO- Protestë para ambasadës shqiptare në Athinë, mbështetësit e Fredi Belerit: Demokracia nuk burgoset

Protestuesit kërkuan lirim sa më të shpejtë të Belerit dhe Kokaveshit si dhe brohoritën për çlirimin e Himarës.

23 Maj 2023, 18:30 Nga A.B
FOTO- Protestë para ambasadës shqiptare në Athinë,
Protesta

GREQI- Duke kundërshtuar burgosjen e Fredi Belerit, ditën e sotme, ashtu siç ishte paralajmëruar, rreth 300 persona kanë protestuar para ambasadës shqiptare në Athinë. Me thirrjen “Demokracia nuk burgoset”, qytetarët, familjarët e Belerit dhe mbështetësit e tij, kërkojnë që ai të dalë sa më parë nga qelia.

Protestuesit kërkuan lirim sa më të shpejtë të Belerit dhe Kokaveshit si dhe brohoritën për çlirimin e Himarës. Mes protestuesve ishin edhe eksponentë të njohur të grupeve anti-shqiptare, si kandidati për deputet i demokracisë së re Babis Kakarathanos.

FOTO- Protestë para ambasadës shqiptare në Athinë,

Unioni i Himariotëve tha se do të ushtrojë të gjithë fuqinë që mundet që të lirohen.

"Pikësëpari zhgënjimi ndihet nga himariotët. Ata nuk kanë arritur të na trembin dhe kjo u tregua të dielën kur u mbajtën zgjedhjet",  tha ppresidenti i Unionit të Himariotëve Theodoris Goumas. 

GJKKO dha vendimin “Arrest me burg” për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshi. Arrestimi i tij është bërë dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, pasi akuzohet për shitblerje votash. Kjo ngjarje solli reagime edhe nga pala greke, e cila ka bërë shpesh thirrje për lirimin e Belerit/Dosja.al

fredi beleri protesta per fredi belerin

Sondazh

Poll