Aktualitet

VIDEO- Kongresi i tretë Ndërkombëtar i Kujdesit Perinatal, të pranishëm mjekë shqiptarë e të huaj

Mbahet në Durrës kongresi i III i Riprodhimit, Andrologjisë dhe Shëndetit Perinatal, Mjekët: Me rëndësi, kurimi në fazë të hershme

23 Maj 2023, 18:05 Nga A.B

VIDEO- Kongresi i tretë Ndërkombëtar i Kujdesit Perinatal,

Nga Syri.tv

Është zhvilluar në Durrës Kongresi i Tretë Ndërkombëtar i Kujdesit Perinatal, Riprodhimit Human dhe Andrologjisë, i cili ka bërë bashkë emrat më të shquar në fushën e mjekësisë shqiptare e të huaj. Kirurgë, neurokirurgë, kardiokirurgë pediatër, anestezistë e mjekë obstetër-gjinekologë, kishin në fokus të diskutimeve të ditës së parë problematikat e shfaqura në shtatzëni, profilaksinë dhe trajtimin e kancerit të qafës së mitrës me protokollet e fundit bashkëkohore europiane.  Presidenti i Shoqatës Shqiptare të Riprodhimit dhe Andrologjisë , dr. Arben Rrugia, shpjegoi rëndësinë e këtij kongresi, tematikat kryesore të tij dhe planet për kongrese të ardhshme.

“Bordi Shkencor është përpjekur që të bëjë një kongres multidisiplinar, në mënyrë që të preken sa më shumë tema dhe t`ju vijmë në ndihmë mjekëve edhe me gjëra të thjeshta të cilat janë të nevojshme në profesionin tonë. Sigurisht, sot në ditën e parë kemi nxjerrë dhe protokolle që kanë të bëjnë me trajtimin e situatave prekanceroze të kancerit të qafës së mitrës. Gjithashtu në bashkëpunim me Presidenten e Federatës Europiane të Kolposkopisë dhe Presidentin e Shoqatës Italiane të Kolposkopisë ramë dakord për të krijuar disa kurse kolposkopie për mjekët shqiptarë. Si në Shqipëri ashtu dhe jashtë saj. gjithashtu kemi folur dhe për një projekt pilot që lidhet me parandalimin e kancerit të qafës së mitrës që besoj se do ta vejmë në jetë shumë shpejt”-u shpreh mjeku Arben Rugia.

Mjekët e pranishëm që vijnë nga Shqipëria, Kosova, Italia, Anglia, Greqia e shumë vende të tjera, folën mbi rëndësinë që mbart ky kongres sipas tyre, duke u ndalur edhe në temat që kishin më shumë interes.

“Ajo që më imrpesioni ishte fillimi i procesit të scrinig në vendin tuaj. Mbeta shumë e habitur gjithmonë për mirë”,-u shpreh Maggie Cruickshank, Presidente Shoqata Europiane e Kolposkopisë.

“Temat e përzgjedhura për këtë kongres nuk ishin në mënyrë rastësore. Ato ishin përzgjedhur mirë dhe kishin shënjestruar një gamë të gjerë të të gjitha problematikave të çiftit”- tha Prof. Dr Maggiorino Barbero, President i Shoqatës Italiane të Kolposkopisë dhe Patologjive të Qafës të Mitrës.

“Dhe uroj që ky kongres të jetë pika e fillimit të bashkëpunimit shumë të gjatë midis mjekëve shqiptarë dhe atyre italianë.”-tha Prof. Carlo Liverani, Gjinekolog.

“Ka qenë një bashkëpunim me të vërtetë i sinqertë, vëllazëror. Këtu janë hapat e parë dhe shpresoj që më tutje të thellojmë bashëpunimin”-u shpreh Naser Rafuna, President i Shoqatës Obstetrike-Gjinekologjike Kosovë.

“Dhe jam shumë i lumtur që ndoqa të gjitha prezantimet që doktorët bën në këtë kongres”-tha për, Prof. Cristos Maroudis, Gjinekolog.

“Mënyra më e mirë e kurimit të pacientëve me kancer është parandalimi i hershëm i tij. Është diagnostikimi i hershëm, që në fazat e para, që në stage 1 dhe 2. Dhe në këtë mënyrë ne mund të bëjmë të mundur kurimin e plotë të pacientit”-Prof. Dr. Luggi Frigero, Universiteti i Milanos.

“Në disa diskutime theksi u vu në këtë që të depistojmë herët praninë e virusit te mosha aktive seksuale, t`i ndihmojmë këto zonja të diagnostikohen dhe trajtohen në mënyrë që të mos kalojnë në fazat e avancuara”- u shpreh Mirela Rista, Mjeke Gjinekologe.

Kongresi i Tretë Ndërkombëtar i Riprodhimit, Andrologjisë dhe Shëndetit Perinatal zhvillohet dy ditë radhazi më 19 dhe 20 maj, gjatë së cilave profesionistë të kujdesit shëndetësor trajtojnë dhe diskutojnë tema me rëndësi për shëndetin e njeriut./Marre nga Syri.tv

kongresi i kujdesit perinatal

Sondazh

Poll