Bota

Tronditëse në Kroaci/ Zbulohen dhjetëra raste abuzimi me të mitur në një Kishë, Kryepeshkopi rrëfen të vërtetën: Ishin 13 fëmijë! Jam i turpëruar

Kryepeshkopi tha se nëntë raste abuzimi ishin raportuar në Zyrën e Prokurorit të Shtetit. Pesë prej rasteve përfshijnë viktima nën moshën 18 vjeç.

23 Maj 2023, 16:04 Nga a.l
Tronditëse në Kroaci/ Zbulohen dhjetëra raste abuzimi me të
Foto ilustruese

KROACI- Kryepeshkopi i Rijekës, Mate Uzinic ka rrëfyer rastet e paraportuara të abuzimit seksual me të mitur nga anëtarët e klerit. Në një fjalim publik ku kishte të pranishëm edhe gazetarë Uzinic u ka kërkuar falje viktimave dhe më pas u shkarkua nga detyra. 

"Ndjej trishtim dhe turp të thellë për shkak të abuzimit të të miturve dhe të rriturve. Fatkeqësisht, shtrirja e abuzimit është shpesh shumë më e madhe se ajo që zbulohet gjatë një hetimi dhe kjo është arsyeja pse unë kërkoj falje në emrin tim dhe në emër të Kryedioqeza e Rijekës”, tha Uzinić.

Kryepeshkopi tha se nëntë raste abuzimi ishin raportuar në Zyrën e Prokurorit të Shtetit. Pesë prej rasteve përfshijnë viktima nën moshën 18 vjeç. Rasti më flagrant lidhet me një prift i cili u akuzua për abuzim me një numër djemsh të rinj gjatë mësimit të teologjisë në Rijekë në vitin 2016. Më shumë akuza kundër të njëjtit burrë pasuan në vitin 2018, shkruajnë mediat e huaja. 

“Janë gjithsej 13 djem, nga 6 deri në 13 vjeç. Kur u bëra kryepeshkop, bëra një hetim për këtë çështje me Nuciaturën Apostolike, më thanë se çështja ishte arkivuar. Unë kontaktova gjithashtu Prokurorinë e Shtetit në Rijekë dhe u thashë se krimi ishte më i rëndë se sa ishte renditur në ankesën fillestare në polici. Unë e di se si u trajtua ky rast më pas”, tha ai.

Disa nga këto çështje u pushuan për shkak të mungesës së provave dhe në të tjera kishte skaduar afati i parashkrimit. Shumë prej tyre bazoheshin në ankesa anonime. Kryepeshkopi u bëri thirrje viktimave të dalin përpara.

mate uzinic

Sondazh

Poll