Bota

9.2 ton! Bolivia konfiskon sasinë më të madhe të gjetheve të "kokainës"

Sipas ministrit Del Castillo, gjethet e kokës ishin të destinuara për prodhimin e drogës dhe trafikimin e paligjshëm të saj në territorin Bolivian.

23 Maj 2023, 13:44 Nga k.m.
9.2 ton! Bolivia konfiskon sasinë më të madhe të gjetheve
Foto ilustruese

BOLIVI- Autoritetet boliviane konfiskuan 9.2 ton gjethe kokaine me origjinë nga Peruja. Gjithsej 795 pako, u gjetën nga Policia në rimorkio e kamionit gjatë një kontrolli në një rrugë në Ande. Detajet i dha ministri i Brendshëm Eduardo del Castillo, duke sqaruar se kjo është një nga sekuestrimet më të mëdha të kësaj natyre.

Sipas ministrit Del Castillo, gjethet e kokës ishin të destinuara për prodhimin e drogës dhe trafikimin e paligjshëm të saj në territorin Bolivian.

Autoritetet boliviane kanë theksuar vazhdimisht se vendi është pjesë e rrugëve peruane të trafikut të kokainës drejt Brazilit dhe vendeve të tjera, por sekuestrimi i një sasie kaq të madhe gjethesh koka me origjinë nga Peruja është e pazakontë. Kultivimi i kokas në Peru arriti një sipërfaqe prej 803,810 hektarësh në vitin 2021. Rreth 10% e sasisë së prodhuar u përdor për qëllime ligjore (përtypje, infuzione, ekstrakte).

Sipas të dhënave të OKB-së, Peruja, Bolivia dhe Kolumbia janë tre vendet me prodhimin më të madh të gjetheve të kokainës dhe hidroklorurit të kokainës në botë.

eduardo del castillo bolivi

Sondazh

Poll