Bota

Pas Zelenskyy-it, Ministri i Brendshëm rus viziton Arabinë Saudite

Vizitat nënvizojnë se si mbretëria dhe shtetet arabe të Gjirit kanë ruajtur marrëdhëniet e tyre me Moskën në mes të luftës në Ukrainë. 

23 Maj 2023, 08:57 Nga f.i
Pas Zelenskyy-it, Ministri i Brendshëm rus viziton Arabinë Saudite
Vladimir Kolokoltsev

ARABIA SAUDITE-  Ministri i Brendshëm rus Vladimir Kolokoltsev ka zhvilluar një vizitënë Riad. Mediat e huaja raportojnë se Kolokoltsev, i cili është sanksionuar nga Perëndimi për shkak të luftës së Moskës kundër Ukrainës, zhvilloi vizitën pasi Zelenskyy mbajti një fjalim në samitin e Ligës Arabe në Jeddah. 

Vizitat nënvizojnë se si mbretëria dhe shtetet arabe të Gjirit kanë ruajtur marrëdhëniet e tyre me Moskën në mes të luftës në Ukrainë. 

Ministri i Brendshëm u takua me homologun e tij, Princin Abdulaziz bin Saud ku sipas një raporti mësohet se diskutuan mënyrat për të përmirësuar shtigjet e bashkëpunimit të sigurisë midis ministrive të brendshme të dy vendeve, përveç diskutimit të një numri çështjesh me interes të përbashkët.

lufta ukraine-rusi arabia saudite

Sondazh

Poll