Bota

Ndaloi TikTok-un, rrjeti social padit Montanën

'TikTok' tha se ndalimi bie ndesh me të drejtat e lirisë së fjalës në SHBA.

23 Maj 2023, 08:40 Nga f.i
Ndaloi TikTok-un, rrjeti social padit Montanën
foto ilustruese

SHBA- Rrjeti social 'TikTok' ka paditur Montanën për të bllokuar një ligj që do të ndalojë shkarkimin dhe përdorimin e aplikacionit në shtetin amerikan duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm. BBC shkruan se padia vjen pasi javën e kaluar Montana u bë shteti i parë amerikan që miratoi një ndalim gjithëpërfshirës për platformën e ndarjes së videove në pronësi kineze.

Në një deklaratë, TikTok tha se ndalimi bie ndesh me të drejtat e lirisë së fjalës në SHBA. Ankesa e kompanisë thotë se ndalimi ishte "mbyllja në mënyrë jokushtetuese për të gjithë përdoruesit në aplikacion".

"Ne po sfidojmë ndalimin antikushtetues të TikTok të Montanës për të mbrojtur biznesin tonë dhe qindra mijëra përdorues të TikTok në Montana. Ne besojmë se sfida jonë ligjore do të mbizotërojë bazuar në një grup jashtëzakonisht të fortë precedentësh dhe faktesh."-tha një zëshënës në deklaratë.

Shumë zyrtarë amerikanë kanë shprehur frikën se qeveria kineze mund të ketë akses në të dhënat e SHBA-së nëpërmjet TikTok për qëllime spiunazhi, megjithëse nuk ka asnjë provë.

tik-tok montana

Sondazh

Poll