Bota

Kamioni përplaset me barrierat e Shtëpisë së Bardhë, arrestohet shoferi: Iu gjet flamur nazist

Autoritetet raportojnë se përplasja mund të ketë ndodhur qëllimisht.

23 Maj 2023, 08:30 Nga f.i
Kamioni përplaset me barrierat e Shtëpisë së Bardhë,
Pamje nga aksidenti

SHBA- Shërbimi Sekret i SHBA ka arrestuar shoferin e një kamioni të marrë me qira që u përplas me barrierat e sigurisë pranë Shtëpisë së Bardhë të hënën mbrëma. Reuters raporton se përplasja mund të ketë ndodhur qëllimisht.

"Shoferi mund të ketë goditur qëllimisht barrierat e sigurisë. Nuk ka pasur lëndime në asnjë personel të Shërbimit Sekret apo të Shtëpisë së Bardhë dhe shkaku dhe mënyra e rrëzimit mbeten nën hetim,” shkroi në Twitter të hënën në mbrëmje Anthony Guglielmi, shefi i komunikimit për Shërbimin Sekret të SHBA.

Një dëshmitar njoftoi se hetuesit gjetën një flamur nazist që me sa duket ndodhej brenda kamionit, i cili u përplas me barrierat në sheshin Lafayette, ngjitur me territorin e Shtëpisë së Bardhë.

shtepia e bardhe

Sondazh

Poll