Sport

Neymar "non grata", nisin kontaktet për ta transferuar te Manchester United!...

I prirur për t'u ndarë me Neymar këtë verë, Paris Saint-Germain thuhet se ka hapur bisedimet me Manchester United për një transferim të mundshëm këtë verë.

22 Maj 2023, 22:17 Nga DOSJA
Neymar "non grata", nisin kontaktet për ta transferuar te

FRANCE - Këtë verë, një faqe do të kthehet në Paris Saint-Germain. Nëse Christophe Galtier duhet të paketojë valixhet, pas një sezoni të vetëm në pankinë në kryeqytet, nuk do të jetë i vetmi që do t'i japë lamtumirën Parc des Princes. Lionel Messi, në fund të kontratës në qershor, nuk do të vazhdojë më në Francë, ndërsa drejtuesit kanë një objektiv kryesor: zgjidhjen e çështjes Neymar. 

I dëmtuar në kyçin e këmbës që nga ndeshja kundër Lille në shkurt dhe i lënë jashtë fushës deri në fund të sezonit pas operacionit të tij, braziliani është bërë "persona non grata" në kryeqytet, madje tifozët kanë shpërthyer para shtëpisë së tij për ta shtyrë të largohet.

Përballë kësaj, ish-lojtari i Barcelonës, i cili deri më tani hezitonte me idenë e një largimi, që do të ndryshonte pozicionin e tij. Mjaft për të nxitur interesin e disa skuadrave, njëra prej të cilave do të ishte konkrete, siç zbulohet nga gazeta ‘l'Équipe’: ai i Manchester United. 

Mankunianët, të cilët duhet të kualifikohen në Champions League e ardhshme, kanë nisur diskutimet me klanin e lojtarit, si dhe me Paris Saint-Germain, por dosja premton të jetë e komplikuar. Në të vërtetë, gjendja e formës së lojtarit, në mënyrë të pashmangshme ngre pikëpyetje në veri të Anglisë, pasi ai kthehet nga një dëmtim i rëndë. 

Madje, drejtuesit parizianë, të cilët në 2017-n e kanë paguar Neymarin 222 milionë euro, do të dëshironin të rikuperonin një pjesë të kësaj shume, por anglezët nuk kanë ndërmend të paguajnë një transfertë të madhe plus një pagë kapitale. Po shqyrtohet një opsion: një hua pa pagesë, ‘Djajtë e Kuq’ të paguajnë të plotën e lidhur me Parisin deri në vitin 2027.

Luis Campos nuk e pëlqen këtë zgjidhje, por ai mund të detyrohet ta zgjidhë atë nëse Chelsea dhe Newcastle nuk pozicionohen. Së fundmi, një element i vogël i rëndësishëm i shtuar nga e përditshmja, Casemiro, partneri prej 10 vitesh i “Ney”-t në kombëtare, po luan rolin e mblesit për ta bindur të vijë në Premier League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll