Bota

Sulm me thikë në spitalin e Rennes në Francë, plagosen 2 persona

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një spitali 'Rennes', ku dyshohet se një 59-vjeçar që dyshohet se vuante nga probleme psikike ka sulmuar me thikë një infermiere dhe një sekretare, të cilat janë dërguar me urgjencë në spital. 

22 Maj 2023, 21:28 Nga a.l
Sulm me thikë në spitalin e Rennes në Francë, plagosen 2
Sulm me thikë në Francë

FRANCË- Një plagosje me thikë është raportuar në Francë. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një spitali 'Rennes', ku dyshohet se një 59-vjeçar që dyshohet se vuante nga probleme psikike ka sulmuar me thikë një infermiere dhe një sekretare, të cilat janë dërguar me urgjencë në spital. 

Autori, një 59-vjeçar është vënë në pranga. Ai pritet të përballet me akuzën e “vrasjes së mbetur në tentativë”. Ai ishte akuzuar më parë për përdhunim, por u shpall i pafajshëm në qershor 2022, pasi u gjet i papërgjegjshëm penalisht.

sulm me thike ne france

Sondazh

Poll