Bota

Nuk morën pjesë në zgjedhje se ishin me pushime/ Rasti i rallë, partia Ambientalistët grekë merr vetëm një votë, Vergis: Gjithsesi jemi të lumtur

Por kreu i partisë 'Ambientalistët grekë', Demosthenes Vergis, nuk është i zhgëngjyer nga ky rezultat.

22 Maj 2023, 21:16 Nga a.l
Nuk morën pjesë në zgjedhje se ishin me pushime/ Rasti i
Demosten Vergis

GREQI- Në zgjedhjet që u zhvilluan në Greqi, ende po diskutohen rezultatet triumfuese të Kyriakos Mitsotakis. Megjithatë sondazhet kanë zbuluar disa paradokse në disa parti të tjera kandidate. Në mediat greke dhe jo vetëm është duke qarkulluar informacioni se Demosten Vergis i cili kandidoi në zgjedhje me partinë 'Ambientalistët grekë' ka marrë vetëm një votë, shkruajnë mediat greke. 

Pas këtij rezultati shumë njerëz e komentuan këtë rezultat në Twitter: A nuk e votuan as njerëzit e tij?

Por kreu i partisë 'Ambientalistët grekë', Demosthenes Vergis, nuk është i zhgëngjyer nga ky rezultat. Ai është shumë i lumtur dhe është në kërkim të votuesit që i dha votën e vetme në qarkun First Athinë, pasi ai dhe bashkëshortja Svetlana treguan për protothema.gr se nuk morën pjesë dje në procesin zgjedhor pasi ndodheshin në Mykonos për pushime.

“Ka ndodhur që kam marrë pjesë në zgjedhjet nacionale dhe nuk kam marrë votë, tani të paktën kam marrë. Në fakt, po kërkoj të gjej personin që më zgjodhi që ta falënderoj, dua të ulëm në një tavolinë me të. Kjo ishte një surprizë e madhe për mua. Unë do të pyes dhe do të përpiqem të gjej personin që më ka votuar. Më duhet ta gjej këtë fletë votimi, e dua si kujtim”, thotë Demosthenes Vergis. 

Siç shprehet presidenti i Ambientalistëve grekë, është e rëndësishme që ai të jetë me njeriun që i dha një votë dhe vendin e 36-të në zgjedhje.

demosten vergis

Sondazh

Poll