Aktualitet

Krimet në Kavajë, Artan Hoxha: Është lënë si një ‘xhep në harresë'

Hoxha tha se Kavaja është një “vatër” e ngjarjeve kriminale pasi sistemi i drejtësisë ka dështuar në atë qytet dhe është lënë si një “xhep në harresë”.

22 Maj 2023, 21:43 Nga A.B
Krimet në Kavajë, Artan Hoxha: Është lënë si
Artan Hoxha

TIRANË- Vrasja në Kavajë ishte tema e diskutimit mbrëmjen e sotme në 'Top Story'. Gazetari Artan Hoxha tha se Kavaja është një “vatër” e ngjarjeve kriminale pasi sistemi i drejtësisë ka dështuar në atë qytet dhe është lënë si një “xhep në harresë”.

“Kavaja ose ka qetësi totale ose ndodhin ngjarje të tilla. Si është e mundur që ka krime të tilla në Kavajë. Në Kavajë janë krime të këtij niveli që nuk e kontrollon dot s’ka të beje as me krime ordinere as të niveleve të larta. Viktimat ose janë me origjinë kavajase ose të ardhur. Në 2012 u vranë dy e u plagosën tre persona dhe personi që i goditi ishte piktor, u zunë për punë toke. Piktori kishte kërkuar disa herë ta zgjidhte. Kavaja lihet shpeshherë si një vend xhep. Ka dhe në favor tjetër ka dalje në det. E parë në këtë prizëm nuk gjej dot shpjegim tjetër veçse dështimit të sistemit të drejtësisë. Aty është ambienti që nuk e favorizon çtensionimin e situatës. Të bën ose të ikësh nga ai qytet ose ta zgjidhësh vetë. Kur një qytetar nuk e gjen zgjidhjen e zgjidh vetë.Ai ka vrarë aty dhe duket sikur ka pasur një barrë të rëndë. Mënyra që pashë se si kishte ikur autori mbrapa, ta devijon problemin nga e vërteta. Më një territor siç është Kavaja kemi një mosfunksionim të ligjit dhe drejtësisë.”– tha Artan Hoxha.

artan hoxha

Sondazh

Poll