Aktualitet

Përmbytjet në Itali, shkrimtari shqiptar: Jemi të izoluar, kam bukë edhe për nesër, për pasnesër do ngre duart lart

36 mijë persona janë evakuuar ndërsa të tjerë ndodhen të izoluar në shtëpitë e tyre. Në mesin e këtyre të fundit gjendet edhe shkrimtari shqiptar Ismet Mehmeti.

22 Maj 2023, 19:24 Nga A.B
Përmbytjet në Itali, shkrimtari shqiptar: Jemi të izoluar, kam
Shkrimtari

ITALI- Reggio Emilia në Itali, një nga zonat më të fuqishme ekonomike të vendit është përmbytur duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe 14 humbje jetësh.

36 mijë persona janë evakuuar ndërsa të tjerë ndodhen të izoluar në shtëpitë e tyre. Në mesin e këtyre të fundit gjendet edhe shkrimtari shqiptar Ismet Mehmeti. Në një lidhje “Skype” me “Rudina”, ai përshkruan situatën e vështirë të rajonit dhe mungesën e ushqimeve.

Biseda:

Ismet Mehmeti: Ravenna është provinca më e prekur në Emilia Romagna për shkak të këtij përqendrimi të madh të reshjeve në 2-3 ditë që krijoi një tejngopje të lumenjve. Ravenna ka 6 lumenj rreth e rrotull, 2 nga të cilën u tejmbushën dhe u zbrazën rreth provincës. Duke përjashtuar vetëm qendrën e qytetit ku ndodhem unë, ku jemi të mbyllur në shtëpi brenda, e gjithë provinca përreth, zona industriale rreth e rrotull është përmbytur. Sot një nga miqtë e mi më tha se rreth 3000 makina janë përmbytur, janë zhdukur dhe nuk dihet se ku janë, përveç dëmeve të mëdha që foli gazetarja me të drejtë sepse gjithë Emilia Romagna është një zonë që është dëmtuar jashtëzakonisht.

E vetmja që nuk është prekur është qendra e qytetit sepse kjo qendër e ndërtuar rreth viteve 1500 me 4 hyrje kryesore është më e ngritur se pjesa tjetër dhe ka një sistem drenazhimi shumë të lartë. Gjithë pjesa tjetër, siç u pa në pamjet që paraqitët, është vërtet alarmante. Dje këtu ishte edhe kryeministrja jonë Giorgia Meloni dhe unë pata rastin që ta kem pranë makinës ku kalova, veshur me ato çizmet e gjata, gjithnjë pranë njerëzve, është shumë dinamike në punën e saj. Kjo është situata për të ardhur keq, por gjëra që ndodhin.

Rudina Magjistari: Juve vetë keni mundësi të dilni, të lëvizni gjatë këtyre ditëve? Me ushqimet si ia bëni, si është situata?

Ismet Mehmeti: Për ushqime jemi në mëshirë të Zotit sepse prej një jave këtu në Ravenna nuk futen dot kamionët dhe ne që jemi brenda qendrës historike të qytetit jemi të detyruar të përdorim rezervat që kemi patur para një  jave sepse të gjitha supermarketet e mëdha të qytetit janë thuajse të boshatisur. Gjendja është vërtet shumë shumë e rëndë. Një miku im që më pyeti nga Shqipëria i thashë kam bukë edhe për nesër, për pasnesër në qoftë se do vazhdojë gjendja do ngre duart lart.

Rudina Magjistari: Po për sa i përket ujit të pijshëm?

Ismet Mehmeti: Ujë të pijshëm ka, nuk është dëmtuar sepse këtu ka një sistem shumë të sofistikuar që nuk është prekur për fat të mirë, por mungon lënda e parë, buka, frutat, zarzavatet sepse siç thashë më lart, nuk futen dot kamionët nga qendrat e mëdha të marrin furnizimin.

Rudina Magjistari: Është dhënë ndonjë shpresë, është dhënë ndonjë lajm se si do zgjidhet kjo situatë sepse imagjino ju keni pasur, por dikush tjetër mund të mos ketë pasur rezerva, si ia ka bërë?

Ismet Mehmeti: Ne komunikojmë me njëri-tjetrin si shqiptarë këtu se jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin, dikush thotë kam edhe pak, dikush thotë më mbaruan, marrim nga njëri, i japim tjetrit, është një gjendje vërtet shumë e rëndë. Janë pothuajse të gjitha rrugët të mbyllura, përveç dy rrugëve kryesore, A14 që lidhet me bolonjën dhe E45 që shkon në Romë. Përveç këtyre dy akseve që janë të lira dhe nuk kanë asnjë lidhje  me furnizimet tona, nuk ka asnjë dalje tjetër në periferi. E gjithë zona përreth është e përmbytur.

permbytje ne itali ismet mehmeti

Sondazh

Poll