Aktualitet

FOTO-Ky është i infiltruari që dyshohet se futi në “kurth” Fredi Belerin

Ditën e sotme, vëllai i Ramës, Abdul Rama me zë dhe figurë sqaroi se me Belerin kanë pasur vetëm marrëdhënie pune, duke mohuar përfshirjen në këtë çështje.

22 Maj 2023, 21:34 Nga A.B
FOTO-Ky është i infiltruari që dyshohet se futi në
Arsen Rama

TIRANË- Personi në foto është 23-vjeçari Arsen Rama, i riu që dyshohet se është i infiltruari i policisë në çështjen Beleri. 'Euronews' raporton se 23-vjeçari, 3 vjet më parë është arrestuar për mashtrim.

Ky person, është paraqitur me vullnet të lirë në 8 maj duke dhënë informacione se në Himarë disa persona po blejnë vota me shuma nga 50-200 euro. Më pas ai ka pranuar të bashkëpunojë me policinë duke iu vendosur në trup pajisje përgjimi dhe audio.

Ditën e sotme, vëllai i Ramës, Abdul Rama me zë dhe figurë sqaroi se me Belerin kanë pasur vetëm marrëdhënie pune, duke mohuar përfshirjen në këtë çështje. Ata shisnin peshk në restorantin e tij dhe nuk kanë folur ndonjëherë për votimet.

Rama ka sqaruar se Fredi Beleri, i ka ndihmuar si familje, pasi kanë pasur marrëdhënie punë. 

“Me Fredi Belerin raport miqësor kemi pasur të gjithë. Për ne ai është një mik i mirë. Personi i dyshuar në këtë dosje ka pasur marrëdhënie pune, i conte peshk tek dyqani i tyre. Nuk është diskutuar kurrë kjo pjesë e lekëve apo e votave”.

Sot, GJKKO dha vendimin “Arrest me burg” për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshi. Arrestimi i tij është bërë dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, pasi akuzohet për shitblerje votash. Kjo ngjarje solli reagime edhe nga pala greke, e cila ka bërë shpesh thirrje për lirimin e Belerit/Dosja.al

fredi beleri arsen rama

Sondazh

Poll