Aktualitet

Zgjedhjet lokale/ LZHK e BD ankimime në KQZ, pretendime për Memaliajn, Pukën e Tropojën

Sot, në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, janë depozituar 5 kërkesa ankimore, për rezultatin e këshillave Bashkiakë, në Memaliaj, Gjirokastër, Pukë e Tropojë.

22 Maj 2023, 20:00 Nga A.B
Zgjedhjet lokale/ LZHK e BD ankimime në KQZ, pretendime për Memaliajn,
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kur kanë kaluar gati 1 javë që nga zgjedhjet lokale të '14 Majit', në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vijojnë të depozitohen ankimime, jo vetëm për rezultatin për kryetarët, por edhe për këshillat bashkiakë.

Sot, në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, janë depozituar 5 kërkesa ankimore, për rezultatin e këshillave Bashkiakë, në Memaliaj, Gjirokastër, Pukë e Tropojë.

Dy kërkesa ankimore kanë shkuar vetëm për bashkinë Memaliaj.  Fryma e Re Demorkatike dhe LZHK kanë kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve dhe rinumërimin e kutive për këshillat bashkiakë, me pretendimin e tjetërsimit të votës dhe shpërndarjes së tyre në subjekte të tjera politike, duke ndikuar në ndarjen e mandateve për këshilltarët.

Lëvizja për zhvillim Kombëtar, ka ngritur pretendimet e saj edhe për bashkinë e Pukës, duke kërkuar rinumërim të kutive dhe ndryshimin e tabelës përmbledhëse.

Në kërkesën ankimore për Pukën, shkruhet se më shumë 35 vota të destinuara për LZHK janë përllogaritur si vota të Partisë Demokratike. Rinumërim të kutive ka kërkuar edhe Bindja Demokratike  për Bashkinë e Tropojës pasi kanë evidentuar në tabelat përmbledhëse 13 vota më pak.

Ndërsa Aleanca Demokristiane e Shqipërisë, kërkon rinumërim në bashkinë e Gjirokastrës, me pretendimin se votat e tyre kanë kaluar në favor të Partisë Republikane, duke i bërë kështu të humbasin mandatin në Këshillin Bashkiak./Dosja.al

kqz ilirjan celibashi

Sondazh

Poll