Sport

Tërhiqet nga NBA, një nga pikëshënuesit më të mirë në histori!

Anthony ka qenë 10 herë pjesë e All-Star dhe ka shënuar 28 289 pikë me gjashtë ekipe të ndryshme në karrierën e tij.

22 Maj 2023, 16:45 Nga DOSJA
Tërhiqet nga NBA, një nga pikëshënuesit më të

SHBA - Carmelo Anthony, pikëshënuesi i nëntë më i mirë në historinë e NBA-së, është tërhequr nga basketbolli pas 19 sezonesh. 38-vjeçari e bëri njoftimin e tij në rrjetet sociale mëngjesin e kësaj të hëne.

Anthony ka qenë 10 herë pjesë e All-Star dhe ka shënuar 28 289 pikë me gjashtë ekipe të ndryshme në karrierën e tij.

Ai nuk zbriti në parket këtë sezon dhe për herë të fundit luajti me Lakers në sezonin 2021-22. “Tani ka ardhur koha që unë të them lamtumirë. Në fushën ku bëra emrin tim, në lojën që më dha ambicie dhe krenari”.

38-vjeçari Anthony është tri herë fitues i medaljes së artë olimpike me SHBA-në. “Melo” e ka skalitur emrin si një nga gjuajtësit më të mirë në NBA gjatë 20 viteve të fundit.

Gjatë karrierës së tij, Anthony përfaqësoi Denver Nuggets (2003-11), Neë York Knicks (2011-17), Oklahoma City Thunder (2017-18), Houston Rockets (2018-19) dhe Portland Trail Blazers (2019-21).

<blockquote class="twitter-tweet"><p lang="en" dir="ltr">Thank you <a href="https://twitter.com/hashtag/STAYME7O?src=hash&amp;ref_src=twsrc%5Etfw">#STAYME7O</a> <a href="https://t.co/4au8cOd13s">pic.twitter.com/4au8cOd13s</a></p>&mdash; Carmelo Anthony (@carmeloanthony) <a href="https://twitter.com/carmeloanthony/status/1660639136242343936?ref_src=twsrc%5Etfw">May 22, 2023</a></blockquote> <script async src="https://platform.twitter.com/widgets.js" charset="utf-8"></script>

Ai u rendit i 3-ti në draftit e legjendarëve në vitin 2003, ku përfshiheshin gjithashtu LeBron James dhe Dwyane Wade. Mesatarja e karrierës së tij në NBA është 22.5 pikë, 6.2 “rebound” dhe 2.7 asistime në 1260 ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll