Sport

Agjenti i Vinicius Jr. këshillon superyllin brazilian të kalojë në Premier League: "Nuk do të kishte kuptim të shkonte diku tjetër"

“Vini (Vinicius Jr.) është te Real Madridi dhe është shumë i lumtur atje. Ai ndihet shumë mirë në klub. Ka qenë atje për aq kohë sa është si në shtëpi".

22 Maj 2023, 14:49 Nga DOSJA

Agjenti i Vinicius Jr. këshillon superyllin brazilian të kalojë

SPANJE - Federico Pena bëri të ditur se Vinicius Junior është shumë i lumtur te Real Madridi, por nuk përjashtoi një transferim të mundshëm. Menaxheri i brazilianit e këshillon atë të shkojë në Premierligë, nëse vendos ai largohet nga kampioni aktual i Evropës.

Federico Pena nuk u fsheh më dhe zbuloi se Vinicius Jr. ndihet mirë te Real Madrid. Megjithatë, agjenti i brazilianit bëri të ditur se nuk përjashtohet një lëvizje e mundshme, madje ai e ka këshilluar superyllin madrilen se më së miri do të ishte që ai të transferohej në Premier League.

“Vini (Vinicius Jr.) është te Real Madridi dhe është shumë i lumtur atje. Ai ndihet shumë mirë në klub. Ka qenë atje për aq kohë sa është si në shtëpi. Ai është lloji i lojtarit që qëndron në një klub dhe bën histori atje, më shumë se 15 vjet.

Agjenti i Vinicius Jr. këshillon superyllin brazilian të kalojë

Nuk mund të besoj se mund të ndodhë në këtë moment (të largohem nga Real Madrid). Kush e di, këto gjëra mund të ndryshojnë në futboll dhe ka gjëra që nuk do ta imagjinonit se mund të ndodhin. Unë do të them vetëm se nëse një ditë ai do të largohet nga Real Madrid, nuk do të kishte kuptim që ai të shkonte diku tjetër përveç Premier League. Por për momentin nuk ka asnjë shans”,- tha Frederico Pena për Mundo Deportivo.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll