Sport

Polaku Marciniak do të "fërshëllejë" në finalen e Champions League...

Ndeshja ndërmjet Interit dhe Manchester Cityt, do të luhet më 10 qershor, në stadiumin ‘Ataturk’ të Stambollit

22 Maj 2023, 15:47 Nga DOSJA
Polaku Marciniak do të "fërshëllejë" në

ZVICER - UEFA ka emëruar Szymon Marciniak për të gjykuar finalen e Champions League mes Manchester City dhe Interit. Ndeshja do të luhet në ‘Stadiumin Olimpik Atatürk’ të Stambollit, të shtunën, më 10 qershor, në orën 21:00.

Polaku 42-vjeçar, një arbitër ndërkombëtar që nga viti 2011, do të gjykojë finalen e tij të parë të Champions League, pasi ishte si gjyqtar i katërt në 2018. Ai ka arbitruar tetë ndeshje të Champions League këtë sezon, duke filluar në raundin e play-off-it, duke përfshirë edhe ndeshjen e dytë gjysmëfinale mes Manchester Cityt dhe Real Madridit. Dhjetorin e kaluar, ai arbitroi finalen e Kupës së Botës FIFA 2022 midis Argjentinës dhe Francës në Katar.

Marciniak do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Pawe Sokolnicki dhe Tomasz Listkiewicz dhe rumuni Vasile Florin Marinescu, do të veprojë si ndihmës arbitër rezervë. Istvan Kovacs (Rumani) do të jetë gjyqtari i katërt. Roli i VAR-it i është caktuar Tomasz Kwiatowski (Poloni), i cili do të ndihmohet nga bashkatdhetari i tij Bartosz Frankowski dhe gjermani Marco Fritz.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll