Bota

Për tu marr shembull/ Alekis Tsipras telefonon Kyriakos Mitsotakis, e uron për fitoren e zgjedhjeve

 Tsipras ka zhvilluar një bisedë telefonike me Mitsotakis dhe e ka uruar atë për fitoren e zgjedhjeve. 

21 Maj 2023, 21:23 Nga I.A
Për tu marr shembull/ Alekis Tsipras telefonon Kyriakos Mitsotakis, e uron
Alexis Tsipras dhe Kyriakos Mitsotakis

GREQI- Presidenti i SYRIZA-s, Alexis Tsipras telefonoi presidentin e ND-së, Kyriakos Mitsotakis për ta uruar për fitoren e tij në zgjedhjet e 2023. Tsipras ka zhvilluar një bisedë telefonike me Mitsotakis dhe e ka uruar atë për fitoren e zgjedhjeve. 

Telefonata mes tyre zgjati disa minuta. Diferenca mes Demokracisë së Re dhe SYRIZA-s pritet të kalojë 20%. Deri më tani janë numëruar rreth 75% të votave në Greqi. ND mbledh një përqindje prej 40.82%, një përqindje që është më shumë se dyfishi i SYRIZA-s, përqindjet e të cilit bien në 20.7%. Forca e tretë zgjedhore është PASOK/Lëvizja Ndryshim me një përqindje prej 11,78%, e ndjekur nga KKE me 7,1% dhe Zgjidhja Helenike me 4,49%.

alexis tsipras kyriakos mitsotakis zgjedhjet ne greqi 2023

Sondazh

Poll