Bota

Stuhi e fortë në Monogli/ 27 persona humbin gjurmët, autoritetet nisin kërkimet

Aktualisht janë duke u zhvilluar kërkime për 26 personat e zhdukur në provincën Sukhbaatar dhe një tjetër në provincën Khentii.

20 Maj 2023, 10:21 Nga a.l
Stuhi e fortë në Monogli/ 27 persona humbin gjurmët, autoritetet
Foto ilustruese

MONGOLI- Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave të vendit (NEMA) njofton se të paktën 27 persona, kryesisht barinj nomade, janë zhdukur në Mongolinë lindore për shkak të erërave të forta dhe stuhive të forta të pluhurit dhe borës. 

Aktualisht janë duke u zhvilluar kërkime për 26 personat e zhdukur në provincën Sukhbaatar dhe një tjetër në provincën Khentii, shkruajnë mediat e huaja. 

Sipas agjencisë së monitorimit të motit të vendit, nga mëngjesi i së premtes, stuhitë e forta pluhuri dhe bore filluan të përfshijnë provincat lindore dhe jugore të Gobit të Mongolisë, me një shpejtësi të erës deri në 30 metra në sekondë. 

Moti i paqëndrueshëm pritet të vazhdojë në ditët në vijim në pjesë të mëdha të vendit, duke paralajmëruar publikun, veçanërisht barinjtë nomadë dhe shoferët, të marrin masa paraprake shtesë kundër fatkeqësive të mundshme. Mongolia ka një klimë të ashpër kontinentale pasi erërat e forta, stuhitë e pluhurit dhe borës janë të zakonshme. 

mongolia

Sondazh

Poll