Aktualitet

I moshuari në Shkodër: Mos mendoni se votat ua ka dhënë populli, Berisha ishte diktatori i fundit

Po ashtu ai ka theksuar se ka qenë i burgosur politik, ndërkohë që ka deklaruar se Berisha ka qenë diktatori i fundit në vend.

19 Maj 2023, 17:21 Nga I.A
I moshuari në Shkodër: Mos mendoni se votat ua ka dhënë
I moshuari

SHKODËR- Një i moshuar ka marrë fjalën në turin e falenderimeve të Kryeministrit Edi Rama në Shkodër. Gjatë fjalës së tij, ai ka uruar që Shkodra të jetë krenare me punën e qeverisë Rama. Po ashtu ai ka theksuar se ka qenë i burgosur politik. Ndërkohë që gjatw fjalws sw tij ka deklaruar se Berisha ka qenë diktatori i fundit në vend.

"Uroj që Shkodra të jetë krenare me punën tuaj. Lexoj një parrullë 'Shkodra falemners'. Mos mendoni se votat ua ka dhënë Shkodra. Shkodrës ju do të jeni në nevojë, e komunistit të fundit që çoi Shkodra, Sali Berisha. Pas 30 e ca vitesh që ishte i ndryshkur e nxori në pushtet e i dha bashkinë Shkodrës. Ai ishte diktatori i fundit. Prej Sali Berishës jam sot. Prej Shkodrës ku u rrita, prej Shkodrës krenare, unë jam i perekutuar politik. Unë kam qenë në burgjet e Shqipërisë. Edhe unë mbetem dëshmitar që për bashkinë e Shkodrës ke bërë një punë cilësore. Unë nuk jam anëtar i asnjë partie, por ju lutem, kombi shqiptar meriton të jetë me të gjitha bashkitë," tha i moshuari.

edi rama

Sondazh

Poll