Aktualitet

Vdes roja e Ambasadës së Malit të Zi, Policia jep detajet e para

Sipas informacioneve të para të Policisë së Shtetit, 62-vjeçari, punonjës për shërbimin privat të sigurisë fizike të Ambasadës së Malit të Zi në Shqipëri, ka ndërruar jetë gjatë kohës që ka qenë në detyrë.

19 Maj 2023, 16:36 Nga k.m.
Vdes roja e Ambasadës së Malit të Zi, Policia jep detajet e para
Foto ilustruese

TIRANË- Një punonjës i ambasadës malazeze në Tiranë ka humbur jetën pasditen e sotme. Sipas informacioneve të para të Policisë së Shtetit, 62-vjeçari, punonjës për shërbimin privat të sigurisë fizike të Ambasadës së Malit të Zi në Shqipëri, ka ndërruar jetë gjatë kohës që ka qenë në detyrë. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.05.2023, rreth orës 15:45, ka ndërruar jetë punonjësi për shërbimin privat të sigurisë fizike të Ambasadës së Malit të Zi, shtetasi E. M., 62 vjeç. Nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

mali i zi

Sondazh

Poll