Aktualitet

Plagosja e shqiptarit në Hamburg, arrestohet i përfshiri i dytë në Spanjë, përplasja nisi për pazaret e drogës

Të dy akuzohen për ngjarjen e ndodhur më 25 prill në Gjermani.

19 Maj 2023, 16:50 Nga F.M
Plagosja e shqiptarit në Hamburg, arrestohet i përfshiri i dytë
Shqiptari i plagosur

SPANJË- Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga pasi akuzohet se bashkë me një tjetër kanë plagosur një person në Hamburg të Gjermanisë. Mediat gjermane shkruajnë se shqiptari është kapur në Spanjë. Pak kohë më parë u vu në pranga edhe shqiptari tjetër, gjithashtu 32 vjeç, i cili u kap në Bruksel. Të dy akuzohen për ngjarjen e ndodhur më 25 prill në Gjermani.

Çfarë ndodhi në Hamburg?

31-vjeçari shqiptar ndodhej brenda një qebaptoreje në Reeperbahn bashkë me një grup miqsh në momentin që një makinë tip “Audi” u afrua dhe hapi zjarr në drejtim të dyqanit.

Shqiptari mori një plumb në stomak dhe ra në tokë. Ai u dërguar në spital dhe u operua në klinikën Shën Gjergj. Autorët janë larguar me të njëjtin mjet. Pista kryesore është përplasja për pazaret e drogës.

plagoset shqiptari ne gjermani arrestohet shqiptari ne spanje

Sondazh

Poll