Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë/ Motori del nga rruga, lëndohet drejtuesi i tij

34-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

19 Maj 2023, 14:58 Nga f.i
Aksident në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë/ Motori del nga
foto ilustruese

LUSHNJË- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, ku si pasojë drejtuesi i motorit ka përfunduar në spital. Shtetasi me iniciale E.S ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

34-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkakun e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:40, në aksin rrugor "Lushnjë-Rrogozhinë", shtetasi E. S., 34 vjeç, duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar shtetasi E. S., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të daljes nga rruga.

aksident ne lushnje

Sondazh

Poll