Aktualitet

Theu derën e zyrës postare në Lushnje dhe tentoi të vidhte lekët, pranga 32-vjeçarit (EMRI)

Vihet në pranga 32-vjeçari me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e vjedhjeve

19 Maj 2023, 11:48 Nga m.s
Theu derën e zyrës postare në Lushnje dhe tentoi të vidhte
foto ilustruese

LUSHNJE- Spiro Gjini, 32-vjeç me precedentë të mëparshëm në fushën e vjedhjeve është vënë në pranga, pasi tentoi të vidhte zyrën postare të fshatit Gorre në Lushnje. Një ditë më parë, Gjini ka thyer derën e zyrës postare në këtë fshat, dhe ka tentuar të vjedhë shumën e parave që ishin në këtë zyrë. Policia e Lushnjes, pas njoftimit të marrë për një tentativë vjedhje në zyrën postare, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Nga veprimet e shpejta operacionale, u arrestua 32-vjeçari Spiro Gjini, banues në fshatin Gorre, Lushnje.

Njoftimi i policisë

Tentoi të vidhte para, në zyrën postare të fshatit Gorre, vihet në pranga 32-vjeçari me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjeve. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas njoftimit të marrë për një tentativë vjedhjeje në zyrën postare, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, si dhe kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit të këtij rasti.

Nga veprimet e shpejta operacionale, u arrestua shtetasi S. (A). GJ., 32 vjeç, banues në fshatin Gorre, Lushnjë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, ka thyer derën e zyrës postare në këtë fshat, ka tentuar të vjedhë shumën e parave që ishin në këtë zyrë, por nuk ka arritur ta kryejë vjedhjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Vjedhja", mbetur në tentativë.

tentoi te vidhte zyren postare gorre ne lushnje spiro gjini

Sondazh

Poll