Aktualitet

KRIMET ZGJEDHORE- Prokuroria e Përgjithshme: Regjistrohen 31 kallëzime, 6 persona të arrestuar (BILANCI)

Në flagrancë janë arrestuar 6 persona, prej të cilëve 2 në Sarandë, 2 në Tiranë, 2 në Vlorë. Janë kaluar për kompetencë hetimi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 3 procedime penale, 2 nga Prokuroria Berat dhe 1 nga Prokuroria Vlorë.

19 Maj 2023, 09:37 Nga A.B
KRIMET ZGJEDHORE- Prokuroria e Përgjithshme: Regjistrohen 31
Procesi i votimit

TIRANË- Zgjedhjet lokale të '14 Majit' nuk ishin aspak të qeta e këtë e tregon edhe raporti i Prokurorisë së Përgjithshme i cili ka bërë bilancin për krimet zgjedhore. Kështu, sipas Prokurorisë janë paraqitur 9 kallëzime nga subjekte politike dhe institucione dhe 21 referime nga policia gjyqësore e Drejtorive Vendore të Policisë dhe e Komisariateve të Policisë.

Po ashtu, sipas Prokurorisë janë regjistruar gjithsej 18 procedime penale për veprat penale, prej të cilave 4 në Prokurorinë e Elbasanit, 1 në Prokurorinë e Korçës, 1 në Prokurorinë e Kukësit, 4  në Prokurorinë e Beratit, 1 në Prokurorinë e Fierit, 1 në Prokurorinë e Shkodrës, 1 në Prokurorinë e Vlorës, 2 në Prokurorinë e Gjirokastër, 1 në Prokurorinë e Sarandës dhe 2 në Prokurorinë e Tiranës.

Prokuroria bën të ditur se është vendosur mosfillim i hetimeve për 3 kallëzime penale, prej të cilave 2 mosfillime nga Prokuroria Dibër dhe 1 mosfillim nga Prokuroria Gjirokastër.

Në flagrancë janë arrestuar 6 persona, prej të cilëve 2 në Sarandë, 2 në Tiranë, 2 në Vlorë. Janë kaluar për kompetencë hetimi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 3 procedime penale, 2 nga Prokuroria Berat dhe 1 nga Prokuroria Vlorë.

NJOFTIMI I PROKURORISË:

Në vijim të masave administrative dhe procedurale të ndërmara nga Prokurori i Përgjithshëm për të garantuar funksionimin normal të prokurorisë në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore për periudhën para dhe pas zgjedhore, prokuroria është angazhuar për hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, në kompetencë lëndore të juridiksionit të përgjithshëm.

Deri në datën 18.05.2023 Prokuroritë e Shkallës së Parë të juridiksionit të përgjithshëm kanë raportuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme, mbi veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve si më poshtë:

•           Janë paraqitur 9 kallëzime nga subjekte politike dhe institucione dhe 21 referime nga policia gjyqësore e Drejtorive Vendore të Policisë dhe e Komisariateve të Policisë.

•           Janë regjistruar  gjithesej 31 kallëzime penale. Prej të cilave:

-          5 kallëzime penale në Prokurorinë e Elbasanit;

-          4 kallëzime penale në Prokurorinë e Vlorës;

-          4 kallëzime penale në Prokurorinë e Beratit;

-          3 kallëzime penale në Prokurorinë e Durrësit;

-          3  kallëzime penale në Prokurorinë e Kukësit;

-          3 kallëzime penale në Prokurorinë Gjirokastër;

-          2 kallëzime penale në Prokurorinë Fier;

-          2 kallëzime penale në Prokurorinë e Dibrës;

-          2 kallëzime penale në Prokurorinë Tiranë;

-          1 kallëzim penal në Prokurorinë e Korçës;

-          1 kallëzim penal në Prokurorinë Shkodër; dhe

-          1 kallëzim penal në Prokurorinë Sarandë.

•           Janë regjistruar gjithësej 18 procedime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 326/a, 327/1, 328, 328/a/1, 329, 330, 331/a, 190, 248, 84 të Kodit Penal. Prej të cilave 4 në Prokurorinë e Elbasanit, 1 në Prokurorinë e Korçës, 1 në Prokurorinë e Kukësit, 4  në Prokurorinë e Beratit, 1 në Prokurorinë e Fierit, 1 në Prokurorinë e Shkodrës, 1 në Prokurorinë e Vlorës, 2 në Prokurorinë e Gjirokastër, 1 në Prokurorinë e Sarandës dhe 2 në Prokurorinë e Tiranës.

•           Është vendosur mosfillim i hetimeve për 3 kallëzime penale, prej të cilave 2 mosfillime nga Prokuroria Dibër dhe 1 mosfillim nga Prokuroria Gjirokastër.

•           Kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi.

•           I është atribuar vepra penale 25 personave.

•           Janë arrestuar në flagrancë 6 persona, prej të cilëve 2 në Sarandë, 2 në Tiranë, 2 në Vlorë.

•           Është caktuar si masë sigurimi “arrest në burg”, vetëm për një person nga Prokuroria Vlorë.

•           Janë kaluar për kompetencë hetimi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 3 procedime penale, 2 nga Prokuroria Berat dhe 1 nga Prokuroria Vlorë.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023 prokuroria e pergjithshme

Sondazh

Poll