'Pse o Zot pse?'/ Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, miqtë e kujtojnë në rrjetet sociale: Zemra ime, do të mungosh jashtë mase
Policia ka arrestuar katër adoleshentët, teksa autori kryesor është shprehur para hetuesve, se Fatjonin e ka vrarë, pasi ai e ka goditur me grusht.
19 Maj 2023, 07:55Nga A.B
Fatjon Bici
GRAMSH- Një krim i rëndë tronditi dy ditë më parë Gramshin, ku 15-vjeçari Fatjon Bici u vra me thika nga bashkëmoshatarë të tij, pas një konflikti të ndodhur fillimisht në rrjetet sociale. Pas krimit të rëndë, miqtë e të miturit i kanë kushtuar mesazhe të ndjera në rrjetet sociale.
'Pse o Zot pse. Fatjoni im"
'Zemra ime do të mungosh jashtë mase. Humori, buzëqeshja, zemra jote'- shkruhet në një tjetër video që mban foton e Fatjonit.
Policia ka arrestuar katër adoleshentët, teksa autori kryesor është shprehur para hetuesve, se Fatjonin e ka vrarë, pasi ai e ka goditur me grusht. Ngjarja e rëndë tronditi gjithë qytetin e Gramshit.