Aktualitet

Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 19 maj 2023 

Titujt kryesorë të portaleve, 19 maj 2023

19 Maj 2023, 08:28 Nga m.s
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të
Faqja e pare e "Dosja.al"

TIRANE- "Dosja.al” ka si kryeartikull mbi arratisjen e bosit serb të drogës drejt Kolumbisë. E ndërsa “Top Channel” ka lajmin mbi “Telefoni 0”, mjetin përgjues që u përdor në zgjedhjet e 14 majit. "Klan.al" e hap me krimin ndodhur në një familje shqiptare në Itali ditë më parë, kur Taulant Malaj nga Vlora vrau me thikë fqinjin italian dhe vajzën e tij 16-vjeçare Xhesika, si dhe plagosi bashkëshorten Tefta Malaj. Kjo e fundit shkoi në ceremoninë mortore të vajzës së saj.

"Shqiptarja.com” e hap me një lajm ku ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Fatbardh Kadilli, ka thënë se anëtarë të Rithemelimit në rrethe të ndryshme të vendit duan që Berisha të dorëhiqet, por nuk kanë kurajon e duhur për t’ja thënë diçka të tillë. 

“Stërvitjet e përbashkëta ushtarake mes SHBA dhe Koresë së Jugut, reagon Pheniani: ‘Shantazh bërthamor’!, është lajmi në “BalkanWeb”. "Panorama” e hap me parashikimin e motit, ku temperaturat do shkojnë deri në 27 gradë Celsius.

titujt kryesore te portaleve 19 maj 2023

Sondazh

Poll