Bota

Prej 31-vitesh në koma, ndërron jetë 57-vjeçarja italiane

Mësohet se gruaja ndërroi jetë për shkaqe natyrale në spitalin San Bassiano, ku ishte shtruar dy muaj më parë dhe gjatë kësaj kohe pati dy arreste kardiake.

18 Maj 2023, 19:18 Nga f.i
Prej 31-vitesh në koma, ndërron jetë 57-vjeçarja italiane
Miriam Visintin

ITALI- Miriam Visintin, një grua 57-vjeçare nga Treviso (Itali), vdiq pasi kaloi 31 vite në koma. Mediat e huaja shkruajnë se historia e saj tragjike filloi në prag të Krishtlindjeve të vitit 1991, kur humbi ndjenjat pasi pësoi një aksident rrugor. Që nga ajo ditë, Miriami nuk u zgjua më.

Bashkëshorti i saj, Angelo Farina i cili i ka qëndruar pranë gjatë gjithë këtyre viteve, ka prekur mefjalët e tij teksa ka shprehur se nga një anë është i lumtur pasi ajo ka vuajtur shumë, por ndërkohë tha se fati është treguar mizor me të.

"Jam i lumtur për të, më në fund ajo është ngjitur në parajsë. Mendoj se ka vuajtur shumë gjatë këtyre viteve. Kishim vetëm një vit e gjysmë të martuar kur ndodhi tragjedia. Ishim të rinj dhe kishim shumë plane, i pëlqenim shumë fëmijët. Fati ishte mizor me të, tepër mizor. Nuk e meritonte. Vazhdoj ta them dhe do ta them edhe në të ardhmen”, tha Farina.

Mësohet se gruaja ndërroi jetë për shkaqe natyrale në spitalin San Bassiano, ku ishte shtruar dy muaj më parë dhe gjatë kësaj kohe pati dy arreste kardiake.

itali koma miriam visintin

Sondazh

Poll