Bota

Mediat serbe: Për Kosovën po përgatitet Dejtoni 2, këtë herë mes Beogradit dhe Prishtinës

Në artikull më tej shpjegohet se njëlloj si tani gati tridhjetë vjet më parë çoi në Marrëveshjen e Dejtonit dhe duket se disa aktorë ndërkombëtarë dëshirojnë një përsëritje, vetëm se këtë herë Beogradi dhe Prishtina do të ishin në skenë.

18 Maj 2023, 18:57 Nga f.i
Mediat serbe: Për Kosovën po përgatitet Dejtoni 2, këtë
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç

SERBI- "Për Kosovën "Dayton 2" po përgatitet: Negociatorët të mbyllur në katër mure derisa të arrijnë një marrëveshje, duke nxitur Uashingtonin dhe Brukselin",- kështu e nis shkrimin media serbe Blic.rs.

Në artikull më tej shpjegohet se njëlloj si tani gati tridhjetë vjet më parë çoi në Marrëveshjen e Dejtonit dhe duket se disa aktorë ndërkombëtarë dëshirojnë një përsëritje, vetëm se këtë herë Beogradi dhe Prishtina do të ishin në skenë.

"Është e qartë se zbatimi i marrëveshjes në Ohër të para dy muajve nuk do të jetë i lehtë, si dhe se progresi në negociata po pengohet nga “refuzimi i Kosovës për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, sipas dëshirës së Serbisë, dhe gjithnjë e më shumë po bëhen të forta informacionet se pas kësaj fshihet një “plan djallëzor” e disa anëtarëve të BE-së për të vënë në skenë “Dejton 2”, vetëm se në vend të SHBA këtë herë gjithçka do të ndodh në Itali”, -shkruhet në artikull.

Këtë mundësi e ka paraqitur ish-analisti i Millosheviqit, Millovan Drecun, tani në shërbim të Vuçiqit, i cili ka vlerësuar se “sjellja e Kosovës në dialog nuk është aspak e rastësishme, por e planifikuar në bashkëpunim me disa shtete perëndimore”.

“Përndryshe, nuk do të flitej kot në qarqet diplomatike se po përgatitet një propozim nga ndërmjetësuesit evropianë për të mbledhur ekspertë nga ana jonë dhe nga Prishtina në një moment dhe t’i mbyllin në një vilë, Roma është ofruar të jetë nikoqir i këtij takimi dhe atje të negociohet për Asociacionin”,- ka pretenduar Drecun shkruan Blic.

asocacioni media serbe aleksander vucic albin kurti

Sondazh

Poll