Bota

Escobar: Asociacioni nuk duhet t’ia shkel sovranitetin Kosovës

Ai e mohoi një gjë të tillë, duke rikujtuar se Asociacioni është mënyrë për të ndaluar atë që po bën Serbia në veri të Kosovës.

18 Maj 2023, 18:11 Nga I.A
Escobar: Asociacioni nuk duhet t’ia shkel sovranitetin Kosovës
Gabriel Escobar

SHBA- Në Komitetin për Punë të Jashtme në Senatin Amerikan, po raportojnë të dy diplomatët e lartë amerikanë, që janë të ngarkuar për Evropën dhe Ballkanin Perëndimor. Ata janë këshilltari i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Derek Chollet, dhe Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ata po pyetën për të gjitha zhvillimet politike dhe të sigurisë sa i përket Evropë por edhe Ballkanit. Gabriel Escobar, emisar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, u pyet në Komitetin për Jashtme në Senatin e SHBA-së nëse ka garanci që Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë nuk do të kthehet në një Republika Sërpska të dytë.

Ai e mohoi një gjë të tillë, duke rikujtuar se Asociacioni është mënyrë për të ndaluar atë që po bën Serbia në veri të Kosovës.

“E që ajo pjesë të vendoset brenda strukturës ligjore të Kosovës. E kemi përsëritur vazhdimisht se do ta ndihmojmë Kosovën që ta formojë atë sipas një modeli evropian e që nuk shkel sovranitetin apo Kushtetutën e saj apo funksionalitetin”, tha Escobar.

Sipas tij, Asociacioni është rrugë për katër komunat apo komuna tjera që duan t’i bashkohen, që të marrin shërbime komunale për popullatën shumicë serbe në gjuhën serbe.

“Nuk e shoh si koncesion për Serbinë, por si mënyrë që Kosova të akomodojë qytetarët që jetojnë në atë pjesë të Kosovës, e që janë qytetarë të Kosovës”, tha Escobar.

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, më tej deklaroi se BE-ja, po ofron modele evropiane sa i përket Asociacionit. Ai tha se në këto modele, shtetet mund të ofrojnë shërbime në gjuhë tjera për qytetarët pakicë, por nuk futen apo shkelin kushtetutshmërinë e fqinjit.

gabriel escobar

Sondazh

Poll