Bota

Rusia bëhet host, Armenia pranon bisedimet për paqen me Azerbajxhanin

Rusia arriti të ndërmjetësojë një armëpushim për t'i dhënë fund konfliktit gjashtë-javor midis dy vendeve në vitin 2020, por marrëveshja nuk ka çuar në paqe, tensionet mbeten të larta dhe shpesh të përgjakshme, shpërthimet e dhunës janë të shpeshta.

18 Maj 2023, 16:55 Nga I.A
Rusia bëhet host, Armenia pranon bisedimet për paqen me Azerbajxhanin
Nikol Pashinyan

AREMENI- Kryeministri armen, Nikol Pashinyan, tha të enjten se ai ka rënë dakord të marrë pjesë në bisedimet e paqes që do të mbahen në Moskë më 25 maj me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev, me Presidentin rus Vladimir Putin që vepron si ndërmjetës.

“Ne morëm një propozim nga pala ruse për të marrë pjesë në një takim trepalësh të ndërmjetësuar nga presidenti rus më 25 maj. Ne e pranuam propozimin”, tha Pashinyan gjatë një mbledhjeje të qeverisë.

Rusia arriti të ndërmjetësojë një armëpushim për t'i dhënë fund konfliktit gjashtë-javor midis dy vendeve në vitin 2020, por marrëveshja nuk ka çuar në paqe, tensionet mbeten të larta dhe shpesh të përgjakshme, shpërthimet e dhunës janë të shpeshta.

Moska ka dërguar një forcë paqeruajtëse në Nagorno-Karabakh, i cili njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por popullsia e të cilit është kryesisht armene. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë ndërmarrë gjithashtu përpjekje për të inkurajuar të dyja palët që të bien dakord për një marrëveshje të qëndrueshme.

nikol pashinyan ilham aliyev vladimir putin

Sondazh

Poll