Bota

Fëmijët në Sudan vuajnë nga stresi post-traumatik për shkak të luftës

Sanaa Mahmoud arriti ta çonte familjen e saj të sigurt në Kajro, por vajza e saj vazhdon të trembet në gjumë dhe zgjohet duke bërtitur se dëgjon të shtëna dhe granata.

18 Maj 2023, 16:46 Nga k.m.
Fëmijët në Sudan vuajnë nga stresi post-traumatik për
Foto ilustruese

SUDAN- Ndërsa lufta në Sudan vazhdon, fëmijët e vegjël duket se po paguajnë çmimin e një beteje që nuk është e tyre. Pasi mbijetoi disa javë luftimesh në Khartoum, Sanaa Mahmoud arriti ta çonte familjen e saj të sigurt në Kajro, por vajza e saj vazhdon të trembet në gjumë dhe zgjohet duke bërtitur se dëgjon të shtëna dhe granata.

"Panë skena të tmerrshme, vajza ime vazhdon të bërtasë natën dhe të më bërtasë ‘pse po vijnë këta njerëz të na vrasin?,"-tregon ajo. Ndërsa ishte ende në Khartoum, vajza e saj e vogël vraponte drejt saj në panik sa herë që dëgjonte avionë luftarakë të fluturonin. Përshkrimet e saj reflektojnë vetëm një pjesë të traumës së pësuar nga qindra mijëra fëmijë në Sudan.

UNICEF vlerëson se 368,000 fëmijë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Sudan dhe 82,000 të tjerë kanë ikur në vendet fqinje. Deri më tani 190 fëmijë u vranë në 10 ditët e para të luftës dhe 1700 u plagosën.

Në Portin e Sudanit në Detin e Kuq, ku mijëra njerëz kanë ikur me shpresën për të ikur nga vendi, një grup artistësh po organizojnë aktivitete vullnetare për fëmijët për të reduktuar tendosjen në shëndetin e tyre mendor.

lufta ne sudan sudan

Sondazh

Poll