Bota

Përsëritet historia/ Harry dhe Meghan ndiqen prej 2 orësh me makinë nga paparacët, rrezikojnë jetën

Departamenti nuk ka ende një raport mbi incidentin në dispozicion. Zëdhënësi i çiftit e përshkroi incidentin si një "ndjekje pothuajse katastrofike me makinë" që kishte zgjatur dy orë.

17 Maj 2023, 20:38 Nga f.i
Përsëritet historia/ Harry dhe Meghan ndiqen prej 2 orësh me
Harry dhe Meghan

BRITANI E MADHE- Princi Harry, Meghan dhe nëna e saj rrezikuan të përplaseshin me makinë pasi u ndoqën për mbi 2 orë nga një turmë paparacësh e fotografësh. Mediat e huaja raportojnë se incidenti ndodhi pasi Duka dhe Dukesha e Sussex morën pjesë në një ceremoni çmimesh në Nju Jork të martën.

"Natën e kaluar, Duka dhe Dukesha e Sussex-it dhe zonja Ragland u përfshinë në një ndjekje pothuajse katastrofike me makinë në duart e disa paparacëve shumë agresivë. Kjo ndjekje e pamëshirshme, që zgjati mbi dy orë, rezultoi në përplasje të shumta që përfshinin shoferë të tjerë në rrugë, këmbësorë dhe dy oficerë të NYPD (Departamenti i Policisë së Nju Jorkut)."-tha një zëdhënës i çiftit në një deklaratë.

Departamenti nuk ka ende një raport mbi incidentin në dispozicion. Zëdhënësi i çiftit e përshkroi incidentin si një "ndjekje pothuajse katastrofike me makinë" që kishte zgjatur dy orë.

"Kishte shumë fotografë që e bënë transportin e tyre sfidues. Duka dhe Dukesha e Sussex mbërritën në destinacionin e tyre dhe nuk u raportuan përplasje, thirrje, lëndime apo arrestime në lidhje me këtë,"- tha zëdhënësi, Julian Phillips në një deklaratë.

Të shoqëruar nga nëna e Meghan-it, Doria Ragland, ata morën pjesë në ndarjen e çmimeve të Fondacionit “Ms. Foundation Women of Vision”, ku Meghan u nderua me çmimin e madh “Woman of Vision” për frymëzimin e shumë grave dhe vajzave.

princ harry meghan markle

Sondazh

Poll