Bota

Niinistö e Pavel: Kosova të anëtarësohet sa më shpejt në KiE

Gjatë një deklarate në samitin e KiE, si Niinistö ashtu dhe Pavel theksuan se mbështesin Kosovën për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

17 Maj 2023, 20:40 Nga I.A
Niinistö e Pavel: Kosova të anëtarësohet sa më shpejt
KiE

BRUKSEL- Presindeti i Finlandës, Sauli Niinistö dhe presidenti i Çekisë, Petr Pavel, në Samitin e Këshillit të Evropës në Rejkjavik të Islandës, theksuan mbështetjen e fuqishme të vendeve respektive për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare. Gjatë një deklarate në samitin e KiE, si Niinistö ashtu dhe Pavel theksuan se mbështesin Kosovën për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

“Ndërsa vëmendja jonë kryesore është në Ukrainë, ne theksojmë nevojën për mbështetje edhe për Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ballkanin Perëndimor. Finlanda mirëpret hapat e mëtejshëm për të avancuar anëtarësimin e mëtejshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha Niinistö.

“Nuk duhet të harrojmë për Gjeorgjinë, Moldavinë dhe partnerët e tjerë që po përballen me presionin dhe frikësimin rus. Gjithashtu do të doja të shfrytëzoj këtë rast për të ritheksuar mbështetjen tonë të plotë për synimin e Kosovës për t’u bërë sa më shpejt anëtare e Këshillit të Evropës”, tha Pavel.

sauli niinistö petr pavel kosova ne kie

Sondazh

Poll