Bota

"Nuk e duroi dot" për 10 vite, Obama i përgjigjet Michelle: Padyshim që ndihmon të jesh jashtë Shtëpisë së Bardhë

Obama pranoi që çifti kishin pasur probleme dhe shtoi se tani ka pak më shumë kohë për të kaluar me gruan e tij dhe se kjo i ndihmon për ta bërë sërish të lumtur martesën e tyre.

17 Maj 2023, 19:52 Nga f.i
"Nuk e duroi dot" për 10 vite, Obama i përgjigjet Michelle:
Barak dhe Michelle Obama

SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së Barack Obama, në një intervistë të fundit televizive me CBS, pranoi se ankesat e Michelle Obama për vitet e para të martesës së tyre nuk ishin të padrejta. Mediat e huaja shkruajnë se Obama pranoi që çifti kishin pasur probleme dhe shtoi se tani ka pak më shumë kohë për të kaluar me gruan e tij dhe se kjo i ndihmon për ta bërë sërish të lumtur martesën e tyre.

Në fund të vitit 2022, ish-zonja e parë e SHBA-së kishte pranuar se kishte 10 vite në jetën e tyre së bashku kur ajo “nuk e duronte dot”. Për sa i përket mënyrës sesi ata ia dolën të rindeznin marrëdhënien e tyre, ajo u përgjigj hapur se “padyshim që ndihmon të jesh jashtë Shtëpisë së Bardhë”. 

“Martesa nuk është 50/50. Ndonjëherë është 70/30, ndonjëherë është 60/40”, Michelle Obama për fillimin e viteve 2000, një kohë kur Obama ishte i fokusuar në karrierën e tij politike dhe jo shumë prezencë. Por Barack sot ka gjetur sërish ekuilibrin dhe tani kalon shumë kohë cilësore me gruan e tij, duke ndihmuar që martesa e tyre të jetë e lumtur.

barak obama michelle obama

Sondazh

Poll