Bota

Telefonatë mes Cholletin dhe Vuçiç: Të shmangen provokimet dhe konfliktet, dialogu me Kosovën duhet të vazhdojë

Diplomati amerikan citohet ti ketë thënë presidentit serb se është “e nevojshme të shmangen provokimet dhe konfliktet” dhe të vazhdohet dialogu nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

17 Maj 2023, 19:27 Nga f.i
Telefonatë mes Cholletin dhe Vuçiç: Të shmangen
Aleksandër Vuçiç dhe Derek Chollet

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka zhvilluar një bisedë në telefon me këshilltarin special, të Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet. Siç bëjnë të ditur mediat serbe, mes tyre, temë diskutimi ishte Kosova, bashkëpunimi dypalësh Serbi-SHBA si dhe situata në rajon.

Diplomati amerikan citohet ti ketë thënë presidentit serb se është “e nevojshme të shmangen provokimet dhe konfliktet” dhe të vazhdohet dialogu nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

”Vuçiq dhe Chollet, deklaruan se marrëdhëniet serbo-amerikane po zhvillohen në një drejtim të mirë, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik, siç dëshmohet nga rritja e shkëmbimeve tregtare, njoftoi shërbimi për bashkëpunim me mediat i Presidentit të Serbisë”,- shkruan'Tanjug'.

Në një periudhë përpjekjesh për ripërtëritjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe gjetjen e një rruge për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, diplomati amerikan ka qenë tejet i angazhuar për t’i shtyrë palët drejt një “kompromisi”.

aleksander vucic derek chollet

Sondazh

Poll