Aktualitet

Mbahet Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë

Nën moton “Së bashku gjithmonë. Të bashkuar në diversitet”, sot janë zhvilluar në mbarë botën veprimtari për të dënuar urrejtjen, dhunën dhe diskriminin që u bëhet njerëzve për shkak të gjinisë dhe orientimit të tyre seksual.

17 Maj 2023, 19:28 Nga k.m.
Mbahet Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë
Flamuri

17 maji është Dita Ndërkombëtare e Kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë. Kjo ditë shërben për të rritur vetëdijen e të gjithëve për të drejtat njerëzore të personave lesbike, gej, transgjinorë, interseks dhe të çdo kujt pavarësisht idenditetit gjinor, orientimit e karakteristikave seksuale.

Nën moton “Së bashku gjithmonë. Të bashkuar në diversitet”, sot janë zhvilluar në mbarë botën veprimtari për të dënuar urrejtjen, dhunën dhe diskriminin që u bëhet njerëzve për shkak të gjinisë dhe orientimit të tyre seksual.

Mbahet Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë

Në Tiranë, pjesëtarët të komunitetit LGBTIQ+ dhe veprimtarët e të drejtave të njeriut kanë mbajtur një sërë aktivitetesh për të rritur vetëdijën për të nxjerrë në pah vështirësitë që ndesh ky komunitet dhe vetëdijësuar shoqërinë për të të drejtat e tyre njerëzore. Veprimtaritë filluan me shpalosjen publike të flamurit LGBTIQ+ në shkallët e universitetit në Sheshin Nënë Tereza. 

Në Hotel Tirana u zhvillua një seminar që solli një panoramë të gjendjes së të drejtave të komunitetit LBGTIQ+ në Shqipëri. Në mbrëmje, në Sallën COD në Kryeministri aktorja Ema Andrea interpretoi poezi për kushtuar kurajës, dinjitetit dhe lirisë njerëzore.

“Hape Zemrën për Dashni” është thirrja që komuniteti LGBTIQ+ ju drejton sot gjithë bashkqytetarëve kudo në Shqipëri. Një shoqëri e drejtë, një shoqëri njerëzore e hap zemrën dhe mendjen për të gjithë.

 

 

 

dita kunder homofobise

Sondazh

Poll