Aktualitet

EMRI/ Qëllohet me armë zjarri në drejtim të automjetit të ish-deputetit në Kurbin

Nga të shtënat nuk ka mbetur asnjë person i lënduar, ndërkohë që autori është shpallur në kërkim.

17 Maj 2023, 16:15 Nga I.A
EMRI/ Qëllohet me armë zjarri në drejtim të automjetit
Policia

KURBIN- Është qëlluar me armë ditën e sotme në Kurbin në drejtim të makinës së ish-deputetit socialist Armando Prenga. Mësohet se një 29-vjeçar me iniciale F.I, ka qëlluar pasditen e sotme me armë zjarri tip pistoletë. Nga të shtënat nuk ka mbetur asnjë person i lënduar, ndërkohë që autori është shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë:

Shtetasi A. P., 49 vjeç, ka njofuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Kurbin se në Fushë Kuqe, ndërkohë që qarkullonte me automjet, shtetasi F. I., 29 vjeç, kishte qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit të tij. Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të dëmtuar. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit F. I., i cili është shpallur në kërkim, bashkë me automjetin tip “Benz” me të cilin është larguar. Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.”

armando prenga

Sondazh

Poll