Art&Argëtim

Rikthehet sezoni i tretë ‘The Kardashians’, kur do të nisin episodet e reja

Sezoni 3 i Kardashians do të shfaqet premierë në Hulu të enjten më 25 maj 2023.

17 Maj 2023, 14:54 Nga f.i
Rikthehet sezoni i tretë ‘The Kardashians’, kur do të
The Kardashians

SHBA- Platforma Hulu ka njoftuar se ka porositur 20 episode të tjera të reality show, 'The Kardashians'. Sezoni 3 i Kardashians do të shfaqet premierë në Hulu të enjten më 25 maj 2023. Gjithashtu do të transmetohet në Disney Plus në Mbretërinë e Bashkuar në të njëjtën datë, shkruajnë mediat e huaja.

"Kurrë nuk mund të ngopeni. Së shpejti do të vijnë më shumë sezone të #TheKardashians,”- shkroi shërbimi i transmetimit në Twitter të martën.

“Kamera kthehen teksa Kris, Kourtney, Kim, Khloé, Kendall dhe Kylie i ftojnë shikuesit të kthehen në jetën e tyre teksa lundrojnë në amësinë, bashkëprindërimin dhe ndërtimin e perandorive të tyre”,- thuhet në një përmbledhje.

Sezoni 2, i cili u shfaq në vitin 2022, ishte i mbushur plot me drama, me shikuesit që shikonin Kris Jenner duke iu nënshtruar një operacioni për zëvendësimin e kofshës ,ndërsa Kourtney Kardashian planifikon martesën e saj me Travis Barker dhe Kylie Jenner rimëkëmbet nga lindja e fëmijës së saj të dytë. E njëjta gjë duket edhe për sezonin 3, ku në trailerin e fundit pamjet hapen me Kim duke diskutuar divorcin e saj të trazuar nga Kanye West.

the kardashians

Sondazh

Poll