Aktualitet

Vrasja e nxënësit në Gramsh, drejtoresha: Jemi të tronditur, nuk ishin fëmijë problematikë

Sipas saj ato nuk kanë qenë problematikë në shkollë.

17 Maj 2023, 14:30 Nga F.M
Vrasja e nxënësit në Gramsh, drejtoresha: Jemi të tronditur,
Teuta Çela

GRAMSH- Teuta Çela, drejtoresha e shkollës ‘Drizë’ në Gramsh, ku mësonin personat që u përfshinë në konflikt me dy kushërinjtë, ngjarje që përfunoi me vrasjen e Fatjon Bicit, është shprehur se adoleshentët nuk kanë qenë problematikë. Në një intervistë për Report Tv, drejtoresha tha se nxënësit ishin të nivelit mestar dhe se nuk ka pasur asnjëherë asnjë ankesë për to. Sipas saj ato nuk kanë qenë problematikë në shkollë.

“Unë akoma nuk e besoj se ajo ngjarje ka ndodhur, ishte pas mësimit. E kam marrë vesh nga rrjetet sociale. Jam shumë e shokuar, nuk di se çfarë tu them. Jam nënë kam 2 fëmijë vet. Familjen nuk gjej fjalë që ta ngushëlloj. Akoma nuk më besohet. Kanë qenë nxënës jo problematikë. Asnjëherë nuk kanë sjellë probleme në shkollë, ishin nxënës të nivelit mesatar edhe me mësime. Nuk kam pasur asnjë anekse asgjë për to. Jam e shokuar nga ngjarja. Nuk e di! Nuk mundem. Nxënësit e mi nuk kanë qenë problematike, s’kam asnjë lloj ankesë asnjë lloj sinjali. Nuk e di mua s’më kanë sjellë kurrë shqetësime. Ishin nxënës të nivelit mesatar,”- tha drejtoresha.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas një sherri mes të rinjve që ka pasur si zanafillë komentet në rrjetet sociale. Ka qenë Marko Liçi, kushëriri i Fatjon Bicit që mbeti i vrarë, ai që ishte konfliktuar me tre persona të tjerë dhe dje kishtë lënë një takim sqarues. Kur të rinjtë nisën të konfliktoheshin, mes tyre ndërhyri dhe Bici, por një prej tyre e qëlloi me thikë atë dhe kushëririn e tij. Bici u dërgua në spital, por ndërroi jetë. Liçi mbeti gjithashtu i plagosur dhe ndodhet ende në spital, ndërsa tre të tjerët janë shoqëruar në polici.

fatjon bici

Sondazh

Poll