Aktualitet

Publikohet FOTOJA/ Ky është 15-vjeçari që u vra me thikë në shkollën në Gramsh

Kur të rinjtë nisën të konfliktoheshin, mes tyre ndërhyri dhe Bici, por një prej tyre e qëlloi me thikë atë dhe kushëririn e tij.

16 Maj 2023, 16:59 Nga F.M
Publikohet FOTOJA/ Ky është 15-vjeçari që u vra me
Fatjon Bici

GRAMSH- I riu që po shikoni në foto është Fatjon Bici, 15-vjeçari që u vra një ditë në parë në Gramsh, pranë shkollës “Asllan Shahini”. Ngjarja e rëndë ndodhi pas një sherri mes të rinjve që ka pasur si zanafillë komentet në rrjetet sociale.

Ka qenë Marko Liçi, kushëriri i Bicit ai që ishte konfliktuar me tre persona të tjerë dhe dje kishtë lënë një takim sqarues. Kur të rinjtë nisën të konfliktoheshin, mes tyre ndërhyri dhe Bici, por një prej tyre e qëlloi me thikë atë dhe kushëririn e tij.

Bici u dërgua në spital, por ndërroi jetë. Liçi mbeti gjithashtu i plagosur dhe ndodhet ende në spital, ndërsa tre të tjerët janë shoqëruar në polici.

fatjon bici marko lici vrasje me thike ne gramsh

Sondazh

Poll