17 Maj 2023, 14:09
Nga A.B
Ndertimi pa leje
SARANDË- Policia ka arrestuar Gazmir Mediun në Ksamil. 49-vjeçari, banues në Dimal, do të hetohet për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi po ndërtonte një objekt dykatësh, pa lejen e organeve kompetente. 49-vjeçari që po ndërtonte pa leje në një objekt dykatësh, në zonë të mbrojtur, në Ksamil.

NJOFTIMI I POLICISË:
Evidentohet dhe goditet një rast i ndërtimit të paligjshëm, në zonë të mbrojtur, si rezultat i kontrolleve të shtuara nga Policia. Vihet në pranga 49-vjeçari që po ndërtonte pa leje, një objekt dykatësh, në zonë të mbrojtur, në Ksamil. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat e mbrojtura, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, gjatë kontrolleve, kanë evidentuar dhe goditur një rast të ndërtimit të paligjshëm, në zonë të mbrojtur, në Ksamil.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua shtetasi G. M., 49 vjeç, banues në Dimal, Berat, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi po ndërtonte një objekt dykatësh, pa lejen e organeve kompetente.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajrit, ndotje të ujërave apo çdolloj krimi tjetër, sepse do të ndëshkohen sipas ligjit. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të krimeve mjedisore apo të çdolloj krimi tjetër, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.
gazmir mediu
Aktualitet
17 Maj 2023, 13:58
A.B
Gruaja ne video
TIRANË- Policia ka identifikuar dhe ka nisur procedimin në gjendje të lirë ndaj një 27-vjeçareje, e cila u ...
Aktualitet
17 Maj 2023, 13:58
F.M
Kristian Shkreli
VAU I DEJËS- Kristian Shkreli, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Vaut të Dejës, i cili fitoi n&e...
Aktualitet
16 Maj 2023, 16:59
F.M
Fatjon Bici
GRAMSH- I riu që po shikoni në foto është Fatjon Bici, 15-vjeçari që u vra një ditë në parë...
Aktualitet
17 Maj 2023, 13:23
m.s
Drejtoresha e shkollës “Asllan Shahini”, Ardiana Hasa
GRAMSH- Në lidhje me ngjarjen e rëndë ndodhur një ditë m&eu...
Aktualitet
17 Maj 2023, 12:56
A.B
Foto ilustruese
PEQIN- Përplasja me armë ku Sokol Dehima, 52 vjeç, ka plagosur me armë Diell Çelën 55 vjeç ka ndod...
Aktualitet
17 Maj 2023, 12:31
A.B
Fredi Beleri
TIRANË- Është zbardhur dosja hetimore në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit, i cili rezultoi fitues në Bashkinë...
Aktualitet
17 Maj 2023, 12:19
a.l
Krujë
KRUJË- Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu, Bedri Muratin, i cili u arrestua në flagrancë teksa shpërndante lekë...
Aktualitet
17 Maj 2023, 12:19
A.B
Diell Çela
TIRANË- Diell Çela është personi i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në Peqin. Sipas Policisë, au...
Aktualitet
17 Maj 2023, 12:14
m.s
numerimi i votave
KAVAJE- Kandidati i “Bashkë Fitojmë” Fisnik Qosja fitoi Bashkinë e Kavajës me 11.761 vota. Me një d...
Aktualitet
17 Maj 2023, 12:11
A.B
Policia
PEQIN- Plagoset me armë zjarri 55-vjeçari Diell Çela. Forcat blu bëjnë të ditur se ky person, u paraqit në o...