Festa për fitoren e Kristjan Shkrelit i shkon keq! Policia identifikon 27-vjeçaren në Vaun e Dejës, nis procedimin ndaj saj
Ndaj 27-vjeçares ka nisur procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
TIRANË- Policia ka identifikuar dhe ka nisur procedimin në gjendje të lirë ndaj një 27-vjeçareje, e cila u shfaq duke qëlluar me armë zjarri pas fitores së Kristjan Shkrelit në Vaun e Dejës. Forcat blu bëjnë të ditur se gruaja me inicialet A. K. ka qëlluar në ajër, me armë imituese të zhurmës së armës së zjarrit.
Ndaj 27-vjeçares ka nisur procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Po ashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, arma imituese e zhurmës së armës së zjarrit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një shtetase duke qëlluar me armë, në ajër, ju bëjmë me dije se: Menjëherë pas publikimit të kësaj video-je, specialistët për Hetimin e Krimit të DVP Shkodër kanë kryer verifikimet, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Nga verifikimet, është identifikuar shtetasja A. K. e cila ka qëlluar në ajër, me armë imituese të zhurmës së armës së zjarrit.
Për këtë rast u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. K., 27 vjeçe, banuese në Vaun e Dejës, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, arma imituese e zhurmës së armës së zjarrit. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër falënderon median dhe qytetarët për rastet e denoncuara, si dhe i fton që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, në cilëndo formë të shfaqjes së tyre.
Kujtojmë se Bashkia e Vaut të Dejës do të drejtohet nga Kristian Shkreli. Partia Socialiste ka grumbulluar më shumë vota, kundrejt koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe Partisë Demokratike. Kandidati i PS ka marrë 55.48 % të votave, Zef Hila i “Bashkë Fitojmë” ka marrë 38.17 %, ndërsa Partia Demokratike me kandidate Klomentina Drini ka marrë vetëm 6.35 %./Dosja.al
Sondazh
Prokuroria nisi verifikim të thelluar, Shkreli: Nga Italia më dëbuan se s'kisha dokumente, s'kam qenë objekt i veprave penale
Kristian Shkreli VAU I DEJËS- Kristian Shkreli, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Vaut të Dejës, i cili fitoi n&e...
Publikohet FOTOJA/ Ky është 15-vjeçari që u vra me thikë në shkollën në Gramsh
Fatjon Bici GRAMSH- I riu që po shikoni në foto është Fatjon Bici, 15-vjeçari që u vra një ditë në parë...
“ Është rritur në sytë e mi, asnjëherë s’e kam qortuar”, drejtoresha e shkollës rrëfen çfarë ndodhi në Gramsh
Drejtoresha e shkollës “Asllan Shahini”, Ardiana Hasa GRAMSH- Në lidhje me ngjarjen e rëndë ndodhur një ditë m&eu...
Plagosja në Peqin! ZBULOHET motivi, gruaja e Çelës pushoi nga puna bashkëshorten e autorit, Dehima mori 'hak'
Foto ilustruese PEQIN- Përplasja me armë ku Sokol Dehima, 52 vjeç, ka plagosur me armë Diell Çelën 55 vjeç ka ndod...
Zbardhet DOSJA e arrestimit të Fredi Belerit! 400 mijë lekë u shkëmbyen në tualet, zbardhen PËRGJIMET: Ka lënë gjë për mua?
Fredi Beleri TIRANË- Është zbardhur dosja hetimore në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit, i cili rezultoi fitues në Bashkinë...
Shpërndante para për llogari të kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Gjykata liron Bedri Muratin
Krujë KRUJË- Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu, Bedri Muratin, i cili u arrestua në flagrancë teksa shpërndante lekë...
FOTO- U plagos nga 52-vjeçari, ky është ish-kreu i PD-së për Peqinin
Diell Çela TIRANË- Diell Çela është personi i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në Peqin. Sipas Policisë, au...
Bashkinë e fitoi “Bashkë Fitojmë”, mbyllet numërimi për Këshillin në Kavajë, PS merr 13 anëtarë
numerimi i votave KAVAJE- Kandidati i “Bashkë Fitojmë” Fisnik Qosja fitoi Bashkinë e Kavajës me 11.761 vota. Me një d...
Sherr mes dy personave, plagoset 55-vjeçari (EMRI)
Policia PEQIN- Plagoset me armë zjarri 55-vjeçari Diell Çela. Forcat blu bëjnë të ditur se ky person, u paraqit në o...
Kërcënuan biznesmenin që të tërhiqej nga tenderi, Apeli lë në fuqi masat për 3 të ndaluarit
Autorët TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e arrestit të përcaktuar më parë nga Gjykata e Elb...
