Politike

KËSHILLAT, Qarku Tiranë/ PS kryeson bindshëm në Tiranë dhe fiton shumicën e mandateve

Sipas raportimeve të KQZ-së, në Tiranë ku deri më tani janë numëruar 614 qendra votimi nga 941 në total, PS kryeson bindshëm me 34 mandate ose 50% të votave, e ndjekur nga BF me 16 mandate 23.63% të votave.

17 Maj 2023, 08:20 Nga A.B
KËSHILLAT, Qarku Tiranë/ PS kryeson bindshëm në Tiranë
Harta

TIRANË- Numërimi për Këshillat Bashkiak është drejt fundit edhe në Tiranë. Kështu, sipas raportimeve të KQZ-së, në Tiranë ku deri më tani janë numëruar 614 qendra votimi nga 941 në total, PS kryeson bindshëm me 34 mandate ose 50% të votave, e ndjekur nga BF me 16 mandate 23.63% të votave. Partia Demokratike renditet forcë e tretë me 4.52% të votave që përkthehen në 4 mandate deri më tani.

Në Vorë, Partia Demokratike nuk ka arritur të sigurojë asnjë vend në këshillin bashkiak. Ndërkohë, PS ka fituar 13 mandate me 46.69%, BF 4 mandate pasi siguroi 16.45% të votave. Partia Agrare Ambientaliste ka marrë 2 mandate, Partia Republikane 1 mandat dhe FRD 1 mandat.

Numërimi është mbyllur edhe në Kamëz, ku PS ka fituar 20 mandate me 43.08% të votave, BF, 11 mandate me 24.36% të votave dhe PD me 7.58% të votave ka arritur të sigurojë vetëm 3 mandate. Më tej, PSD ka marrë 2 mandate, FRD 2 mandate, PAA 1 mandat, PR 1 mandat, ALD 1 mandat.

NDARJA E MANDATEVE: 

Bashkë Fitojmë

65227
23.45 %
16 mandate 

Partia Socialiste e Shqipërisë
139708
50.22 %
34  mandate

Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë
3236          
1.16 %

Partia Republikane Shqiptare

4204
1.51 %
1 mandat

Partia Levizja e Legalitetit
PLL
3380
1.21 %

Partia Demokracia Sociale

1452
 0.52 %

Aleanca Liberale e Djathtë

642
0.23 %

Partia Socialdemokrate

12140
4.36 %
2 mandate

Partia Demokratike
18820
6.76 %
4 mandate

Aleanca Progresiste L.ZH.K

4593
1.65 %
1 mandat

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll