Aktualitet

VRASJA e të miturit në Gramsh, Policia vë në pranga 4 të miturit (NJOFTIMI)

Më datë 16.05.2023, rreth orës 13:30, këta persona , dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, në lagjen "Sporti 2", Gramsh, në rrugë, kanë plagosur me mjete prerëse (thika), shtetasit e mitur F. B., 16 vjeç dhe M. L., 15 vjeç

17 Maj 2023, 09:12 Nga A.B
VRASJA e të miturit në Gramsh, Policia vë në pranga 4
Policia

GRAMSH- Vrasja e Fatjon Bicit në Gramsh ka lënë pas të rrënuar familjarët dhe të tronditur opinionin publik. Sot, Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar, ku bën të ditur se janë vënë në pranga 4 të miturit që morën pjesë në konflikt, e që e qëlluan Bicin. 

Më datë 16.05.2023, rreth orës 13:30, këta persona , dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, në lagjen "Sporti 2", Gramsh, në rrugë, kanë plagosur me mjete prerëse (thika), shtetasit e mitur F. B., 16 vjeç dhe M. L., 15 vjeç. Nga dëmtimet e marra, Bici ka humbur jetën, ndërsa personi me inicialet M. L. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, Pasurisë të miturve dhe Dhunës në Familje të DVP Elbasan, në vijim të hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç.

Më datë 16.05.2023, rreth orës 13:30, këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, në lagjen "Sporti 2", Gramsh, në rrugë, kanë plagosur me mjete prerëse (thika), shtetasit e mitur F. B., 16 vjeç dhe M. L., 15 vjeç. Nga dëmtimet e marra, shtetasi F. B. ka humbur jetën, ndërsa shtetasi M. L. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 mjete prerës (thika), 2 përforcues grushti dhe 5 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

fatjon bici

Sondazh

Poll