Sport

Lewandowski, fitoi kampionatin për të nëntin sezon radhazi

Sulmuesi polak pati 8 radhazi me Bayern Munich në Gjermani dhe këtë vit u kurorëzua kampion në Spanjë me Barcelonën.

16 Maj 2023, 19:41 Nga DOSJA
Lewandowski, fitoi kampionatin për të nëntin sezon radhazi

SPANJE - Robert Lewandowski nuk ka rënë nga maja në nëntë vitet e fundit. Sulmuesi polak i cili verën e kaluar u transferua nga Bayern Munich te Barcelona të dielën e kaluar fitoi titullin e La Ligës me skuadrën e tij të re. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Robert Lewandowski (@_rl9)

Kështu Lewandowski arriti në 9 kampionate radhazi. Me Bayern Munich ai mori 8 seri në Gjermani nga 2015 deri në 2022! 

Më parë kur luante në Dortmund, asi 34-vjeçar kishte fituar 2 të tjera në vitin 2011 dhe 2012. Në Barcelonë janë të kënaqur me “Leva”-n dhe ecurinë e skuadrës në kampionat, por jo me prezencën e tyre në Europë që ishte e shkurtër. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Robert Lewandowski (@_rl9)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll