Politike

Dështimi në zgjedhjet lokale, Dhurata Çupi: Morën frytet e përçarjes 2-vjeçare, njerëzit s'po përfaqësohen më nga ne! Bashkë, ose do përfundojmë më keq!

Dhurata Çupi shton se zgjidhja gjendjet tek bashkimi dhe tek arsyetimi, ndryshe fati i PD do të jetë edhe më i keq. 

16 Maj 2023, 20:44 Nga k.m.
Dështimi në zgjedhjet lokale, Dhurata Çupi: Morën frytet e
Dhurata Çupi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka bërë një reflektim lidhur me rezultatin e zgjedhjeve lokale të 14 majit. Në një postim që ka bërë në Facebook, ajo mendon se një rezultat i tillë është reflektim për ndarjes së Partisë Demokratike, deri në pikën që demokratët nuk ndjehën më të përfaqësuar. Po ashtu, Çupi shton se zgjidhja gjendjet tek bashkimi dhe tek arsyetimi, ndryshe fati i PD do të jetë edhe më i keq. 

"Frytet e përçarjes gati 2 vjeçare i morëm të dielën. Disfatë në bastione, humbje të mëdha në pjesën më të madhe të bashkive.
Mijëra demokratë qendruan në shtëpi pa i dhënë besim asnjërës palë të opozitës. Mijëra qytetarë të tjerë të pakënaqur me qeverinë nuk gjetën përfaqësim tek asnjëra nga logot e opozitës. Për fat të keq, po kuptoj që lidershipi i opozitës nuk ka ndërmend të dëgjojë këmbanat e alarmit. Mesazhi është dhënë i qartë: Të ndarë jemi të humbur! Mesazhi duhet lexuar: Shumica e votuesve nuk përfaqësohen më nga kjo opozitë, nuk kanë besim tek kjo opozitë. Demokratët, shqiptarët nuk duhet të sakrifikohen më për interesa personalë të askujt. Lidershipi aktual i opozitës, në të dyja kampet, duhet të tërhiqet dhe t’ia lërë vendin pajtimit përmes një projekti të ri politik dhe përmes njerëzve që mund të rizgjojnë besimin tek elektorati i heshtur, trupa e vetme që mund të sjellë në pushtet opozitën. Është koha t’i lëmë vend arsyes! Të përçarë, me inate, me hakmarrje, me akuza të tmerrshme ndaj njëri-tjetrit do të përfundojmë akoma më keq!,"-shkruan demokratja. 

dhurata çupi

Sondazh

Poll