Politike

FOTO-KIMI/ Rama puth në ballë kryeministrin e Luksemburgut, në Tiranë iu ul në gjunjë

Dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh.

16 Maj 2023, 20:40 Nga F.M
FOTO-KIMI/ Rama puth në ballë kryeministrin e Luksemburgut, në
Xavier Bettel dhe Edi Rama

ISLANDË- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Islandë ku do të marrë pjesë në samitin e Këshillit të Evropës. Kreu i qeverisë ka publikuar dhe disa foto nga takimet që kazhvilluar, mes tyre dhe kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel. Në foto duket se Rama e ka puthur në ballë Bettel, duke treguar para kamerave marrëdhënien e veçantë që kanë. Dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh.

Më 6 dhjetor 2022, kur Tirana priti Samitin e Bashkimit Evropian, Edi Rama u fotografua teksa iu ul në gjunjë Bettel, kur ky i fundit përshkonte rrugën për tu bashkuar me liderët evropianë. Bettel ka qenë në Tiranë edhe më 26 gusht të vitit të kaluar dhe i vu re se për të shkrepur një foto me Ramën, ishte ngritur në majë të gishtave.

edi rama xavier bettel

Sondazh

Poll