Aktualitet

Isai u dhunua 1 ditë para '14 Majit'! Gjykata liron autorin, avokati i kryebashkiakut të Kolonjës: U normalizuan marrëdhëniet

Gjykata ka vendosur që Kacolli të hetohet dhe gjykohet në gjendje të lirë, pasi vepra penale në ngarkim të tij nuk ishte e rrezikshmërisë së lartë.

16 Maj 2023, 14:26 Nga A.B
Isai u dhunua 1 ditë para '14 Majit'! Gjykata liron autorin,
Erion Isai

KORÇË- Gjykata e Korçës ka lënë të lirë Esmeraldo Kacollin, i cili u arrestua mbrëmjen e së shtunës pas një konflikti në fshatin Qinam, ku mbështetës të kandidatit të djathtë E’them Lumani, janë përplasur fizikisht me Erion Isain dhe mbështetësit e tij. Gjykata ka vendosur që Kacolli të hetohet dhe gjykohet në gjendje të lirë, pasi vepra penale në ngarkim të tij nuk ishte e rrezikshmërisë së lartë.

Avokati i Kacollit pohoi se në vendimin e gjykatës ka ndikuar edhe deklarimi i kryebashkiakut Erjon Isai, për normalizim të marrëdhënieve me Kacollin.

SI NDODHI NGJARJA?

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Kolonjës, Erion Isai është goditur mesnatën e 13 Majit në fshatin Qinam. Isai ka qenë duke qarkulluar me mjetin e tij, kur është sulmuar fizikisht nga një simpatizant i koalicionit Berisha-Meta. Ai është ndaluar në rrugë nga kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Ethem Lumani i cili së bashku me disa simpatizantë të opozitës i kanë bllokuar rrugën dhe e kanë kërcënuar. Njëri prej simpatizantëve, konkretisht, Esmerald Kacolli që kishte bllokuar rrugën, i është afruar Isait dhe e ka goditur me grusht në fytyrë. Ishte Isai ai që kreu denoncimin në Polici./Dosja.al

erion isai esmeraldo kacolli

Sondazh

Poll